Eurodeputeti Fredi Beleri, gjatë fjalës së tij në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, ka deklaruar se Shqipëria nuk mund të jetë në paradhomën e BE-së.
Po ashtu Beleri ka deklaruar se Reforma në Drejtësi është dështim dhe ka njollosur të gjitha aspektet e drejtësisë.
“Dua të them se jam shumë i kënaqur që jam këtu, dhe se dua të kontribuoj me gjithçka që mundem. Dua të them që ëndrra është që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së. Kam jetuar gjysmën e jetës në Shqipëri dhe gjysmën tjetër në Greqi, kam jetuar në një vend të BE dhe në një vend jo anëtar të BE-së. Është absolutisht e nevojshme që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian. Por shumë nga gjërat që janë thënë, nuk pasqyrojnë realitetin e vendit. Realiteti është ajo që ka thënë ODIHR. Shqipëria nuk mund të jetë në paradhomën e BE, pasi tregojnë se paratë e shteti përdorën për të blerë vota. Krimi i organizuar ka përfaqësuesit e vetë në Parlament. Pra një vend nuk mund të jetë i gatshëm të futet në BE, kur një reformë që filloi me shumë ambicie, 10 vite më vonë, duket se është një dështim dhe të gjitha aspektet e drejtësisë shqiptare janë njollosur. Nuk mund të respektojmë vendimit e gjykatës, shumë qytetarë të Shqipërisë e ndjejnë që në Gjykata nuk jep drejtësi dhe që drejtësia të vendoset, kukohet 10 deri në 15 vite. Ju kryetar thatë që 60% e pronave të shqiptarëve janë dixhitalizuar, por u deshën gjithë këto vite që toka të iu kthehet pronarëve dhe shumica nuk iu janë kthyer.
Për sa i takon pakicave, ka gjithashtu probleme, ato nuk kanë marrë një trajtim të barabartë. Vetëm 20% e banorëve të Finiqit kanë parë regjistrimin e tokave të tyre në formë digjitale. Ka shumë gjëra që duhen bërë”, tha Beleri.
Lajmi kryesor:
Eurodeputetët vlerësojnë procesin e integrimit, Shqipëria pararendëse! Opozita: Nuk jemi të përfshirë! ‘Rishfaqet’ Fredi Beleri: Më 11 maj u blenë votat












