Tirana mirëpriti sërish eurodeputetët, në takimin e 20-të në radhë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit, Shqipëri BE.

Përparimi drejt integrimit u vlerësua që në nisje të takimit nga raportuesi i përhershëm për Shqipërinë në PE, i cili kujtoi se vendi ynë është quajtur pararendëse e zgjerimit.

"Komisioni Evropian e ka quajtur Shqipërinë një pararendëse e proceseve. Ka ende punë për të mbyllur kapitujt, por edhe atëherë nuk mbaron punë. Zbatimi tregon se çfarë kuptojnë qytetarët që Shqipëria të jetë pjesë e BE. Ka të bëjë me legjislacionin e BE-së, politikat e huaja, luftën kundër korrupsionit, ekonominë, mjedisin, çështjet sociale, punën dhe standardet e jetesës”,- tha eurodeputeti Andreas Schieder.

 

Ndërsa ambasadori i BE-së Silvio Gonzato u kujtoi palëve politike se të gjithë duhet të bëjnë diçka në këmbim të integrimit.

"Procesi i anëtarësimit nuk mund dhe nuk duhet të shihet thjesht si një negociatë mes qeverisë aktuale dhe Komisionit Evropian, por është një qasje gjithëpërfshirje, ku luajnë rol gjitha forcat politike. Kuvendi është hapësira e duhur ku të gjitha forcat politike debatojnë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE përmes mjeteve demokratike, dhe kjo hapësirë duhet të garantohet dhe respektohet",- tha Gonzato.

Që jemi në rrugën e duhur, e evidentoi edhe i pari i Kuvendit, Niko Peleshi.

"Jemi të përkushtuar në këtë process ambicioz dhe kompleks, pasi jemi të vetëdijshëm për përfitimet e mëdha politike, shoqërore dhe ekonomike që anëtarësimi në BE do ti sjellë Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Vlen të theksohet se ky është qëllimi jo vetëm i qeverisë, por edhe i një shumice të konsiderueshme të popullsisë shqiptare, me 91% të shqiptarëve që kanë shprehur mbështetjen e tyre për anëtarësimin në BE",- tha Peleshi.

Por opozita, e sheh më zymtë realitetin. Jorida Tabaku nuk kurseu asnjë kritikë ndaj qeverisë dhe maxhorancës në tryezën me eurodeputetët.

“Në letër i kemi hapur negociatat, por është proces që po shoqërohet me mungesë transparence, opozita, shoqëria civile jashtë dialogut. Vetëm pak kohë më parë u njoftua nga Asambleja e PS riformatimi i kuvendit, pa u marrë mendimi i opozitës. Vetëm dje kemi patur seancë normale. Të gjitha kërkesat e opozitës janë rrëzuar, më vjen keq ta them por ky është regres institucional. Një sërë investimesh kundër frymës së BE, nga aeroporti i Vlorës te Porti i Durrësit”, tha Tabaku.

Takimin i 20-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit riktheu në Tiranë edhe Fredi Belerin.

I dënuari për shitblerje votash në maj të 2023, eurdeputeti akuzoi gjyqësorin për mungesë drejtësie dhe qeverinë për krim elektoral:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:13
Zhupa: Turizmi në Shqipëri po përdoret si alibi për skema korruptive

 

Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka hedhur akuza se turizmi po përdoret si alibi për skemat korruptive e preferenciale te “investimeve strategjike”.

Po ashtu ajo tha se me ndryshimin e ligjit të zonave të mbrojtura, nuk garantohet siguria e zonave të mbrojtura.

Ndërsa më tej tha se fenomeni i kultivimit të kanabisit vijon të jetë aktiv në vendin tonë.

“Turizmi po përdoret si alibi për skemat korruptive e preferenciale te “investimeve strategjike”. Keta te fundit kanë përfituar këtë status jo rrallë herë në mungesë të theksuar te procedurave konukrenciale dhe transparences publike, por mbi te gjitha persona te veshur me pushtet politik si ne rastin e bashkeshortit te ish-Ministres se Jashtme Znj. Xhacka apo pastrimit te parave nga krimi i organizuar nepermjet inidividesh presta nome pa historik te kapitalit financiar te justifikueshem. Gjatë fushatës elektorale investitorët strategjik kishin objektiv votat ne zonat e tyre, ne zonen time elektorale jane premtuar investime te reja stategjike ne Lekurs, ne Ksamil.

Mega-afera e koncesionit të Aeroportit të Vlorës është provuar me dokumente shtetërore si një procedurë fiktive, me kompani fiktive dhe me veprime të kryera hapur në mashtrim të ligjit. Projekti tashmë korruptiv edhe publikisht dhe në shkelje të MSA per mungese konkurencë në tenderim, i aeroportit  tëVlorës, vazhdon të mbetet një rrezik për biodiversitetin e florës e faunën së lagunës së Nartës. Nga ana tjetër prej muajsh, mediat raportojnë se kantieri është jashtë pune duke kujtuar se Aeroporti i Mynihut u tërhoq nga supervizimi për shkak dhe tëpresionit mbi shkeljet e konventave ndërkombëtare dhe rrezikutmjedisor. Dëmi që i është shkaktuar aktualisht dhe nëse projekti nuk përfundon, do të krijojë një ndotje afatgjatë mjaft të rëndë për mjedisin e zonës së mbrojtur.

Projekte infrastrukturore ngelen projekte korruptive dhe që nuk janë ngritur në nivelin për ta kthyer Shqipërinë si destinacion turistik dhe janë më shumë dosje hetimore sesa investime të frytshme për vendin.

Ligji nr. 81/2017, i Zonave të Mbrojtura ishte hartuar në frymën e legjislacionit dhe parimeve Evropiane me asistencën e ekspertëve dhe deri në këtë moment nuk ishte paraqitur asnjë raport apo analizë studimore e cila dëshmonte vështirësitë e implementimit të ligjit apo probleme të mundshme në terren. Pra dukshëm, nuk kishte asnjë arsye apo shqetësim real për të propozuar ndryshime drastike në këtë kuadër ligjor. E aq më pak, nuk ishte aspak e nevojshme që këto ndryshime të bëheshin pa konsultime me ekspertë dhe institucionet përgjegjëse vendase apo të huaja.

Në lidhje me mjedisin kujtojmë se në vitin elektoral, janë përcaktuar të mbillen të paktën 1 milionë e 200 mijë rrënjë kanabis, sa kurrë ndonjëherë në histori…Dhe që të gjitha këtu, tashmë jo bimë klandestine, por bimë të mbjella me certifikatë shteti. Narkoqeveria ka shpërndarë në mënyrë të paligjshme leje për mbjelljen e mbi 29.000 hektarëve drogë, ndërkohë që ligji parashikon vetëm 200 hektarë në total. Ky veprim ishte një formë blerjeje masive të votave, në kundërshtim me ligjin dhe me konventat ndërkombëtare.

Në Shqipëri u harxhuan miliona euro dhe vazhdojnë harxhohen për futjen e metodës së incenerimit dhe tashmë morën kthesë pa pranuar dështimin dhe duke vazhduar të paguajmë kostot e korrupsionit. Në fakt asnjë incenetor nuk funksion as ai i Elbasanit, as u Fierit dhe ai i Tiranës as nuk ekziston dhe merr 80.000 euro cdo dite nga taksat e qytetarëve Një aferë 430 milion euro dhe problemi i mbetjeve është berë tashmë edhe problem i korrupsionit përvecse nuk është zgjidhur, ku shumë kanë shkuar në burg dhe të tjerë do të shkojnë.

Bashkimi Europian nuk mbështet aferat korruptive që fshihen me pretendimin e zhvillimit të turizmit, mjedisit dhe medemek procesin e integrimit.”, tha Zhupa.

Ora 18:40
Eurodeputetja Alba Kokalari: Shqipëria është në një moment historik! Të gjithë e duan në BE

 

Eurodeputeja Alba Kokalari ka marrë pjesë sot në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, teksa tha se Shqipëria është në një moment historik.

Kokalari tha se të gjithë në BE e duan Shqipërinë si anëtare dhe se të gjithë në Bruksel flasin se duhet ta marrim Shqipërinë në BE-në.

“Është krenari që te jem këtu sot, në rrënjët e mia. Do të ju thoja të dyjave, edhe opozitës dhe mazhorancës, që jeni në një moment historik të Shqipërisë dhe këtë po e them jo vetëm si përfaqësuese e Suedisë por edhe me gjithë zemër që kam vend.

Për gjenerata Shqipëria ka luftuar kundër shtypjes dhe tani ju e keni mundësinë më të madhe që Shqipërinë ta ktheni aty ku e ka vendin, në BE. Për disa vite ju mund të bëheni kolegët tanë në BE. E di që keni pasur debat deri në orën 2, është mirë që Parlamenti tenton që të funksionojë, por do te thoja që ajo që ju po tentoni të bëni ju tani, do të shkojë përtej mandatit tuaj. Kjo është një punë që do bëhet për gjenerata të tëra që do të vijnë dhe ju inkurajoj që të leni anash mosmarrëveshjet politike dhe të bëni atë që është e nevojshme për vendin tuaj. Unë nuk kam parë një moment të tillë në BE, ku të gjithë e duan Shqipërinë në BE. Të gjithë në Bruksel flasin se duhet ta marrim Shqipërinë në BE-në dhe tani është në dorën tuja. Kjo është një punë e mirëfilltë. Ju duhet të miratoni ligje dhe t’i zbatoni ato. E di që zbatimi nuk është i lehtë, se edhe ne në BE kemi probleme me zbatimin”, tha Kokalari.

 

Ora 18:18
Tabaku: Opozita është jashtë procesit të negociatave me BE-në

 

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ka deklaruar se mazhoranca ka përjashtuar opozitën nga procesi i negociatave më Bashkimin Europian.

Tabaku tha vetëm seanca e ditës së djeshme ishte normale dhe se gjitha kërkesat e opozitës janë rrëzuar në Kuvend.

“Në letër i kemi hapur negociatat, por është proces që po shoqërohet me mungesë transparence, opozita, shoqëria civile jashtë dialogut. Vetëm pak kohë më parë u njoftua nga Asambleja e PS riformatimi i kuvendit, pa u marrë mendimi i opozitës. Vetëm dje kemi patur seancë normale.

Të gjitha kërkesat e opozitës janë rrëzuar, më vjen keq ta them por ky është regres institucional. Një sërë investimesh kundër frymës së BE, nga aeroporti i Vlorës te Porti i Durrësit”, tha Tabaku.

Ora 18:08
Kuko: Shqipëria po përafron ligjet e asaj me ato të BE-së

 

Deputetja e PS-së Romina Kuko, gjatë fjalës së saj në takimin e sotëm, tha se BE është më e fortë, kur premtimi i saj mbërrin në çdo cep të kontinentit.

Po ashtu, Kuko tha se Shqipëria, po përafron çdo ditë ligjet e asaj me ato të BE-së.

“Unë mendoj se BE është më e fortë, kur premtimi i saj mbërrin në çdo cep të kontinentit. Takimi i 20 nuk vetëm protokollar, por një moment edhe reflektimi për rrugën që kemi bërë bashkë dhe përgjegjësinë që ne ndajnë dhe për ta çuar këtë proces drejt përfundimit me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kapitulli i 6 pritet që të hapet deri në fund të vitit. Shqipëria çdo ditë, po përafron ligjet e asaj me ato të BE-së”, tha Kuko.

Ora 17:59
Beleri: Reforma në Drejtësi, dështim! Shqipëria nuk mund të jetë në paradhomën e BE-së

 

Eurodeputeti Fredi Beleri, gjatë fjalës së tij në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, ka deklaruar se Shqipëria nuk mund të jetë në paradhomën e BE-së.

Po ashtu Beleri ka deklaruar se Reforma në Drejtësi është dështim dhe ka njollosur të gjitha aspektet e drejtësisë.

“Dua të them se jam shumë i kënaqur që jam këtu, dhe se dua të kontribuoj me gjithçka që mundem. Dua të them që ëndrra është që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së. Kam jetuar gjysmën e jetës në Shqipëri dhe gjysmën tjetër në Greqi, kam jetuar në një vend të BE dhe në një vend jo anëtar të BE-së. Është absolutisht e nevojshme që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian. Por shumë nga gjërat që janë thënë, nuk pasqyrojnë realitetin e vendit. Realiteti është ajo që ka thënë ODIHR. Shqipëria nuk mund të jetë në paradhomën e BE, pasi tregojnë se paratë e shteti përdorën për të blerë vota. Krimi i organizuar ka përfaqësuesit e vetë në Parlament. Pra një vend nuk mund të jetë i gatshëm të futet në BE, kur një reformë që filloi me shumë ambicie, 10 vite më vonë, duket se është një dështim dhe të gjitha aspektet e drejtësisë shqiptare janë njollosur. Nuk mund të respektojmë vendimit e gjykatës, shumë qytetarë të Shqipërisë e ndjejnë që në Gjykata nuk jep drejtësi dhe që drejtësia të vendoset, kukohet 10 deri në 15 vite. Ju kryetar thatë që 60% e pronave të shqiptarëve janë dixhitalizuar, por u deshën gjithë këto vite që toka të iu kthehet pronarëve dhe shumica nuk iu janë kthyer.

Për sa i takon pakicave, ka gjithashtu probleme, ato nuk kanë marrë një trajtim të barabartë. Vetëm 20% e banorëve të Finiqit kanë parë regjistrimin e tokave të tyre në formë digjitale. Ka shumë gjëra që duhen bërë”, tha Beleri.

Ora 17:06
FOTO/ Fredi Beleri i pranishëm në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri

Eurodeputeti Fredi Beleri është i pranishëm në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, që po mbahet për herë të 20-të në Tiranë.

Ora 17:05
Eurodeputeti Andreas Schieder: Shqipëria ka pësuar një ndryshim të madh vitet e fundit

 

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, eurodeputeti Andreas Schieder tha Shqipëria ka pësuar shumë zhvillime vitet e fundit.

Ai tha se në Tiranë është përmirësuar cilësia e standardit të jetesës.

“E njoh Shqipërinë prej një kohe shumë të gjatë dhe shoh zhvillime që kanë ndodhur në këtë vend. Mendoj se është e rëndësishme kur flasim për procese që do të na lidhin në ardhmen dhe të vlerësojmë procesin që kemi bërë deri më tani. Po të shkojmë në Tiranë, do të shohim përmirësimin e standardit të jetesës dhe sesa shumë është zhvilluar vendi vetëm në disa vite. Por ne duhet të shohim që procesi i zgjerimit, nuk ka të bëjë vetëm me kryeqytetet, por ka të bëjë me të gjithë vendin dhe zhvillimet që kanë ndodhur në të gjithë vendin.

Politika sjell disa çështje që duhet të diskutohet. Procesi i zgjerimit euorpian në fakt është me shumë zhvillime”, tha Andreas Schieder.