Beleri u dënua me 2 vite burg, Beqiri: Procesi në GJKKO, tepër normal! Berisha e Meta e kandiduan në Himarë për të krijuar destabilitet

Dënimin me 2 vite burg të Fredi Belerit për blerjen e votave në zgjedhjet lokale të 2023-ës në Himarë, avokati Idajet Beqiri e cilësoi si një vendim të drejtë nga GJKKO.

I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Beqiri tha se pavarësisht përpjekjeve që u bënë nga Greqia dhe nga Rithemelimi për të ndërhyrë në gjyqin ndaj Belerit, procesi i zhvilluar ndaj tij ishte totalisht ligjor. Sipas Beqirit, Sali Berisha dhe Ilir Meta e kandiduan Fredi Belerin me qëllim që të krijonin destabilitet në vend.

“Ishte një proces tepër normal, ligjor. Një proces i cili ka patur goditje nga jashtë, pushtete të tjera, sidomos nga opozita jo zyrtare e Berishës dhe nga partia e Ilir Metës. Për këtë qëllim e vendosën kandidaturën e Belerit që të krijonin një tollovi në Shqipëri për të shkaktuar njëfarë destabiliteti në Himarë për ta futur në një diskutim pa sens anti-kombëtar Shqipërinë. Ata e arritën synimin e vetë por qëllimi final ishte të tërhiqnin. Por nuk bënë dot gjë, sepse u hasi sharra në gozhdë sepse kemi të bëjmë me një sistem drejtësie që po largohet përditë e më shumë nga politika, nuk i lë më të fusin duart në vendime. Procesi rezistoi bukur edhe ndaj ndërhyrjeve nga jashtë. Posaçërisht segmenteve të caktuara nga kryeministri i Greqisë dhe zyrtarë të tjerë që bënë kërcënime të drejtëpërdrejta”- u shpreh Beqiri.

Sa i takon pretendimeve të Belerit dhe të avokatëve të tij për shkelje gjatë procesit gjyqësor ku u dha dënimi, Beqiri tha se është normale që avokatët të mbajnë qëndrime të tilla për të justifikuar pagesën që marrin.

“Mos prisni ju që krimineli të thotë se është kriminel. Avokatët normale që kanë marrë lekë nga Beleri dhe atje do lehin ata, edhe të bardhën do e bëjnë të zezë vetëm për të justifikuar xhepin e mbushur.  Kemi të bëjmë me një anti-shqiptar që paguhet për të nxitur një urrejtje dhe për të prishur marrëdhëniet e popullit tonë me popullin grek. Këta dhe disa avokatë të tjerë që i ndërsejnë këta të Foltores, ngrihen dhe duan të sulmojnë procesin. Bëhen edhe koristë të zërit më criminal, të Sali Berishës, duke i sajuar gjyqtares Irena Gjoka një nga alibitë më të ndyra”- shtoi Beqiri.

Lidhur me deklaratat e avokatëve të cilët u shprehën se vendimin e Gjykatës së Lartë do ta çojnë në Strasburg, Beqiri tha se me provat e paraqitura dhe dëshmitarët okularë, është provuar se Fredi Beleri ka blerë me parë vota 2 ditë para zgjedhjeve lokale në Himarë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:29
Sulmet e Berishës ndaj Irena Gjokës, Beqiri: Ja përse pagoi edhe gazetën greke për të shkruar kundër gjyqtares së GJKKO

 

Avokati Idajet Beqiri tha se kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka paguar median greke që ditën e djeshme publikoi një artikull ku pretendohej se gjyqtarja e GJKKO Irena Gjoka ishte dëbuar nga Greqia për falsifikim dokumentesh, pretendime që u rrëzuan nga reagimi i policisë greke.

Në ‘Studio Live’ në Report Tv, Beqiri tha se Berisha e ndërmori këtë sulm për të dëmtuar imazhin e gjyqtares për shkak se ajo u tregua e guximshme duke marrë vendimin që e la në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.

“Arritën deri aty ku thanë se ajo paska falsifikuar dokumentet për t’u futur në Greqi. E pse duhet ta bënte ajo diçka të tillë?  Irena Gjoka u sulmua kaq ashpër sepse qe e guximshme, e mori dhe e çoi atje në kafaz, ku e meritonte. Saliu nuk e godet vetëm për këtë. Ai po qenë element me të kaluar atdhetare me të kaluar anti-serbe Saliu çmendet dhe i sulmon ashpër

Kjo është mbesa e Hekuran Manekës që bëri kryengritje ndaj Ahmet Zogut. Saliu sa mori vesh që kjo është mbesa e Hekuran Manekës u bë bishë e tërbuar sa shkoi pagoi gazetën greke me paratë e vjedhura të shqiptarëve që të shpifë ndaj gjyqtares. Megjithë këto shantazhe, ajo dha një vendim nga më të drejtët”- u shpreh Beqiri.

Ora 18:17
Dënimi me 2 vite burg për Belerin, avokati: Vendim i merituar për hajdutin që u riciklua nga Berisha dhe Meta

 

Avokati Arbër Hoxha nëpërmjet një lidhje skype për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv e cilësoi dënimin me 2 vite të Fredi Belerin si një vendim të merituar ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës i cili u kap duke blerë vota.

Mes të tjerash, Hoxha tha se fakti që Berisha dhe Meta e kandiduan Belerin në Himarë është një fatkeqësi për kombin shqiptar.

“Patjetër që GJKKO do ta gjente fajtor me provat e paraqitura. Është fatkeqësia e këtij kombi sesi Meta e Berisha e ricikluan Belerin. Një njeri që sulmoi me armë postën në një sulm që u vranë disa ushtarë në atë kohë, u arrit të ishte kandidat për bashkinë e Himarës. Në këto kushte ai mori atë që meritonte”-tha avokati.

Sa u takon akuzave të Belerit për një proces të ndikuar nga kryeministri Edi Rama, avokati Hoxha tha se procesi ishte tepër i rregullt duke mos lejuar ndërhyrjet nga Greqia.

“Nuk ka lidhje fare me montimin. Ka pasur angazhim të institucioneve greke që janë munduar të ndërhyjnë në çëshjtet e brendshme duke e konsideruar Shqipërinë një republikë bananesh por fatmirësisht situatat kanë ndryshuar pozitivisht dhe Shqipëria nuk është ajo që ka thënë. Një hajdut u kap me presh në duar dhe patjetër që do merrte atë që meritonte. Nuk ka hajdut me mbiemër ottoman, i shpallur grek, të ishte kryetar i bashkisë së Himarës”- shtoi Hoxha.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • luan: 06/03/2024 00:21

    Kjo eshte e verteta Sali non grata dhe Like floriri vendosen renegatin e shitur Fredi Bejleri vetem e vetem per destabilizim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë