Belerit nuk i bëhet të kthehet: Do ta sjell çështjen time në Gjykatën e Strasburgut! Në Parlamentin Europian kam prioritet vetëvendosjen në Shqipëri

Belerit nuk i bëhet të kthehet: Do ta sjell çështjen time në Gjykatën e Strasburgut! Në Parlamentin Europian kam prioritet vetëvendosjen në Shqipëri

Fredi Beleri

Fredi Beleri i zgjedhur i Nea Demokracias për Parlamentin Europian dërgoi sërish një mesazh nga Strasburgu se do ta çojë çështjen e tij "deri në fund" .

Beleri i cili mori leje të pazakontë nga Drejtoria e Burgjeve shqiptare për të qenë në Strasburg për tu betuar si eurodeputet, betohet nga ana tjetër për mediat greke, se do shkoj në Gjykatën e Strasburgut.

“Sigurisht që aventura ime gjyqësore do të marrë vite, sepse do të finalizohet në Strasburg. Do ta çoj deri në fund, besoj se është bërë një padrejtësi e madhe dhe kemi përpara një maratonë gjyqësore deri në nxjerrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në Strasburg”, shtoi Fredi Beleri.

Sakaq, ai thekson se do bëjë gjithçka për vetëvendosjen që nuk respektohet sipas tij në vendin tonë.

Në lidhje me kapacitetin e tij të ri si deputet në Parlamentin Evropian për minoritetin grek në Himarë, ai theksoi se “sigurisht që do të jetë prioriteti im të tregoj problemet me të cilat përballet në lidhje me sundimin e ligjit dhe të drejtën për vetëvendosje që nuk respektohet në Shqipëri.”

Më tej ai sulmon edhe rezultatet e Censit, pasi për të janë të pavërteta.

“Rezultatet e regjistrimit të fundit janë gjithçka tjetër veçse të vërteta. Të dhënat janë falsifikuar”.

“Besoj se me mundësinë që kam në Parlamentin Europian, mund të ndez në qendër të vëmendjes dhe të evidentoj në të gjithë Europën problemet me të cilat përballet minoriteti grek si dhe qytetarët shqiptarë”, përfundoi Beleri.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kovaçi: 20/07/2024 08:42

    Fredis Beleris, Fredis Beleris nder shqiptaret me i dhjeri. Nje armik i betuar i shqiptarve ne PE. Nje dru i shtrember dhe nje moll e kalbur. Ky le shqipen nuk e di por nuk di as greIsht, se i mungon intelekti dhe helmin qe nxjerr ja injekton korofillaqia. Ky eshte nje robot ne doren e Micotaqit per te luftuar Shqiperine, pra kali i trojes per te cilin greket jane te njohur qe nga kohet e lashta. Ketij duhet ti hiqet nenshtetesia shqiptare per per urrejtjen patologjike qe ka ndaj Shqiperis dhe shipetareve dhe tendencen e helenizimit te trojeve tona me pseudo grek te blere me parat e Greqise. Ky do sherbeje per sfumimin e çeshtjes Çame dhe nje per mbajtjen e ligjit te luftes.

    Përgjigju
  • Iris: 20/07/2024 01:55

    Ja dhe GJARPERI i SHITUR i TRADHETISE e nxorri koken perseri nga nen-guri ku ishte fshehur! Vereni me kujdes shprehjet qe perdor: /...E DREJTA E VETEVENDOSJES qe nuk respektohet ne Shqiperi./-thote, pra nuk flet per shkeljen e te drejtes se votes,por per /vetevendosje/!! Pra e nxorri qellimin e vertete:Kerkon vetevendosje per zonat me minoritete,pra shkeputje nga territori i Republikes se Shqiperise! Ky duhet futur ne burg per tradheti te larte dhe pak e ka!

    Përgjigju
  • Gjergji: 20/07/2024 01:05

    Ky burre palaço qe vjen nga fshatrat e Tepelenes, qe nje dite te bukur na vetquhet minoritar Grek, na jep mend e na flet per Strasburgun, na felt per vetvendosje. Ky injorant me 8 klase, i denuar nga drejtesia si kriminel, na tregon se çfare duan himarjotet. O Beler, o turp i gjithesise, që perpiqesh te ndryshosh historine. Himara ka qene gjithmone shqiptare. Himarjotet jane shqiptare qe kur u formua kjo toke. Palaço dhe tradhetare si Ty hidrauliku Beleri, Ka patur dhe ka per te patur gjithmone, por TI do te jesh etalon i llumit dhe pisllekut. Hajdut votash je, me vendim gjykate. Kara bush...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve