Një nga demonstratat më të mëdha të Belgjikës ka nxjerrë sot në rrugët e Brukselit rreth 100 mijë punëtorë të cilët kanë protestuar për reformat e tregut të lirë të qeverisë dhe masave shtrënguese që ata pretendojnë se ‘minojnë mirëqenien e Belgjikës’.
Për dy orë ata kanë marshuar në mënyrë paqësore në rrugët kryesore kundër politikave të qeverisë së qendrës së djathtë belge, e cila ka marrë pushtetin vetëm një muaj më parë. Kjo e fundit ka thënë se do të rrisë moshën e pensionit si dhe të kufizojë kushtet për të përfituar pension të parakohshëm, të anulojë rritje të pagës dhe të shkurtojë buxhetin për shëndetësinë dhe sigurimet shoqërore.
Socialistët, të lënë jashtë qeverisë për herë të parë në 26 vjet, janë ankuar se punëtorët janë goditur rëndë, ndërsa të pasurit nuk janë prekur. Pas marshimit, kryeministri Charles Michel ka ftuar tre udhëheqësit e degëve kryesore të sindikatave bege për t’u ulur në bisedime.
Guvernatori i bankës qendrore tha se Belgjika i kishte të nevojshme këto reforma për të shkurtuar borxhin në sektorin publik si dhe për të rritur konkurrencën, pasi në të kundër do të rriten problemet për gjeneratat e ardhshme.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com