SOFIE- Zv/kryetarja e bashkisë së Howilaart në Flanders, një nga tre rajonet e Belgjikës, Els Uytterhoeven, është kapur mat, duke tradhëtuar bashkëshortin, dhe bënte seks me dashnorin e saj në bashki.

I dashuri i saj është presidenti i një shoqate lokale. Disa djem kanë filmuar nga dritarja pamjet teksa dy dashnorët puthen dhe nisen të zhvishen, në sallën ku mbahen mbledhjet e këshillit bashkiak në orët e vona të mbrëmjes. 

Pasi del nga zyra, rreth orës 02:00 të mëngjesit, zv/kryetarja e bashkisë përpiqet të marrë emrat e të rinjve që filmuan skenën. Imazhet u publikuan nga faqja online  DH.be.