Spanjë- Policia spanjolle ka arrestuar një shqiptar të shumëkërkuar për krime të rënda, i dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë dhe që sapo kishte zbritur nga avioni, në aeroportin e Valencias.
Mediat e vendit iberik publikuan operacionin e Rojës Civile, i finalizuar tre ditë më parë (25 Tetor).
Shqiptari informohet se ishte arratisur nga Belgjika, ku kërkohej për të vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm. Ai është kapur sapo është ulur në aeroportin e Valencias, kurse emri i tij nuk u bë i ditur.
“Agjentët e Policisë Kombëtare kanë ndaluar në aeroportin e Manises (Valencia) një 43-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili kërkohej nga autoritetet belge se kishte dhënë informacion për kryerjen e një vrasjeje në atë vend. Madje i ka ndihmuar që ta vrisnin personin kur po hynte në banesën e tij, në Belgjikë”, shkruan media “Europapress”.
Autoritetet policore shpjeguan se i kërkuari po tentonte të hynte në Spanjë me dokumente të falsifikuara. Nga verifikimi i thelluar në sistemin e kontrollit në aeroport, është zbuluar se ai ishte personi i kërkuar për krime të rënda, si përfshirja në organizatë kriminale, agresioni dhe ndihma në vrasje. Kontrolli i gjurmëve të gishtrinjve e ka tradhtuar 43-vjeçarin, që figuronte me kartelë të kuqe nga autoritetet belge.
Ngjarja për të cilën akuzohet dhe është hetuar ka ndodhur në vitin 2022. Shqiptari është izoluar në ambientet e paraburgimit, në pritje edhe të ekstradimit, teksa u njoftuan edhe autoritetet belge për procedurat.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4323
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Kishte fshehur kokainën në tavanin e shtëpisë, në pranga 25-vjeçari shqiptar! I proceduar disa herë për trafik droge
28 Janar, 17:11
-
Itali/ Mbi gjysmë kilogrami kokainë dhe 38 mijë euro cash në banesë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar
28 Janar, 16:54
-
Nën hetim për trafik ndërkombëtar kokaine, arrestohet Radja Nainggolan
28 Janar, 08:37
-
Spanjë/ Trajneri i kombëtares De La Fuente rinovon kontratën deri në vitin 2028
27 Janar, 15:20
-
Vota e Diasporës/ Ambasadori spanjoll nga Elbasani: Emigrantëve duhet t’u jepet mundësia që të votojnë, e rëndësishme (VIDEO)
27 Janar, 14:58
-
Shkodër/ Vrau me thikë 15- vjeçarin, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq të miturin
27 Janar, 13:23
-
VIDEO/ Barcelona 'tërmet', fiton 7-1 kundër Valencias! Sukses pas katër ndeshjeve
26 Janar, 22:57
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!
24 Janar, 22:56
-
Tani është zyrtare, Myrto Uzuni bëhet 'i gjelbërt' dhe kalon tek amerikanët e Austin! Granada konfirmon shitjen, ja vlera dhe kontrata e firmosur
24 Janar, 19:46