TIRANE - Deputeti Kristian Demokrat Mark Frroku mund të ndjek procesin gjyqësorë me akuzën e vrasjes që zhvillohet ndaj tij në Bruksel.
Ka qenë ky vendimi i marrë nga Gjykata e Krimeve të rënda në qytetin Nivelle te Belgjikës e konfirmuar në intervistën ekskluzive dhënë për A1Report nga avokati i Frrokut, Saimir Visha.
Avokati depozitoi mesditën e së enjtes në Gjykaten Penale të vrasjeve në qytetin Nivelle të Belgjikës kërkesën e klientit të tij për të marrë pjesë në seancën e datës 19 tetor. Fillimisht ai u sqarua nga gjykata se çështja ndaj deputetit shqiptar është transferuar në këtë institucion pas më parë është gjykuar dhe dënuar në Bruksel, vend ku ka ndodhur edhe krimi për të cilin akuzohet, por Gjykata e Kasacionit e prishi këtë vendim.
“Jemi sot në Bruksel ku gjykata Belge pranoi kërkesën e paraqitur nga deputeti Mark Frroku i cili kërkon dhe iu dha pëlqimi për të marrë pjesë në seancën e datës 19 Tetor në orën 9 që do të zhvillohet pikërisht në këtë ndërtesë. Gjykim ku së bashku me avokaten e caktuar personalisht nga ana e deputetit Mark Frroku do të mari pjesë dhe një avokat nga Shqipëria ku do të garantojë të gjithë të drejtat proceduriale për të cilën ai vet do të paraqitet me të njëjtat prova që do paraqesë dhe organi akuzës. I mbrojtur prej meje Mark Frroku aktualisht deputet i kuvendit të Shqipërisë është i pafajshëm në lidhje me veprën penale për të cilën ai akuzohet pikërisht këtu në Belgjikë për vrasje të ndodhur në vitin 1999. Aktualisht kemi në dorë depozitimin e kërkesës e cila mbasi mori miratimin dhe vendimin e gjyqtarit pranoi që të njoftojë autoritetet shqiptare që në datën 19 Tetor deputeti Mark Frroku do të jetë prezent në sallën e gjyqit këtu pikërisht në Gjykatën e shkallës parë të krimeve të rënda në Bruksel”, tha Visha.
Ai sqaroi se ligjet belge parashikojnë që një çështje e rikthyer nuk mund të shqyrtohet sërish në të njëjtën gjykatë por transferohet në ndonjë qytet tjetër. Për më tepër edhe trupi i ri gjykues kompozohet me tre toga të zeza nga gjykata të ndryshme. Pasi u njoh me kërkesën e të burgosurit Frroku, i cili në proces identifikohet edhe me emrin Besnik Morina, gjyqtari president urdhëroi që dokumentet shqiptarë të futeshin ne fashikullin e gjykimit, çka edhe i hap rrugën pjesëmarrjes se deputetit shqiptar në gjykimin ndaj tij.
E njëjta kërkesë iu refuzua Mark Frrokut pak ditë më parë nga gjyqësori shqiptar, por tashmë me vendimin e palës belge ende nuk dihet se do të veprohet.
A1Report ka kontaktuar dhe me Prokurorinë e Përgjithshme e cila nëpërmjet këshilltarit për mediet pranë Prokurorit të Përgjithshëm u shpreh, se ende nuk janë njohur me këtë vendim dhe sapo ta kenë atë të zbardhur do të mbajnë një qëndrim.
Deputeti Kristian Demokrat prej më shumë se 4 muaj qëndron nën masën e sigurisë arrest me burg pasi prokuroria shqiptare nisi ndaj tij procedimin penal duke e akuzuar për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti në vitin 1999 në Belgjikë. Vetë Frroku e ka mohuar disa herë këtë akuzë, por paçka kësaj Gjykata e Lartë ka vendosur që ai të qëndrojë me masë sigurie arrest me burg.

/Shqiptarja.com

VIDEO