SHKODËR – Belgjika forcon ultimatumin e saj për Shqipërinë lidhur me respektimin e liberalizimit të vizave. Sekretarja belge për imigracionin Moggie de Block gjatë një takimi në qytetin e Shkodrës ka paralajmëruar vendosjen e vizave mes vendit të saj dhe Shqipërisë.
“ Mund të heqim liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Situata me kërkesat e azilkërkuesve është përkeqësuar. Thuajse cdo ditë pranë institucioneve tona paraqiten kërkesa për azil, 40 përqind e të cilave vijnë nga shqiptarë. Brenda kësaj kategorie, 90% janë azilkërkues nga rajoni i Shkodrës “, tha de Block.

DJE, TAKIMI ME BURGAJN
Prej verës së shkuar përfaqësues dhe drejtues të lartë të Azilit dhe Migracionit të Belgjikës kanë kryer takime të shpeshta me autoritet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit në Tiranë. Dje, gjatë takimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Shtetit, drejtori i Përgjithshëm Hysni Burgaj e njohu zonjën De Block me masat e marra për të hetuar rastet e abuzimit me kërkesat për azil nga shtetasit shqiptar. Autoritet belge kanë shprehur si problematik abuzimet me pretendimin e gjakmarrjes nga shteasit shqiptarë të cilët shkojnë si vizitorë në Belgjikë dhe ndryshojnë destinacionin e udhëtimit duke kërkuar azil.

(en/aq/shqiptarja.com)