BRUKSEL - Të paktën 100 000 persona manifestuan sot në Bruksel kundër masave shtrënguese të qeverisë së re të djathtë, theksoi policia.
Vlerësimet e sindikatave, të cilat organizuan këtë manifestim me partitë e majta dhe organizatave, ishin të ndryshme në mesditë, pasi disa njoftonin deri në 130 000 pjesëmarrës.
Disa prej tyre përshëndetën një mobilizim historik duke tejkaluar numrin e pjesëmarrësve në manifestimet e fundit kombëtare kundër masave shtrënguese, në vitin 2011 dhe 2013.
Dhjetëra mijëra persona, të veshur me mantelë të kuq, të gjelbër dhe blu, ngjyrat e tre sindikatave më të mëdha belge, parakaluan në bulevardet në qendër të qytetit nën tingujt e bilbilave dhe fishekzjarreve të shumtë.//ATSH/
/Shqiptarja.com