Një grua me ferexhe është përplasur qëllimisht nga një automjet në kryeqytetin belg, Bruksel. Gruaja ishte duke kaluar rrugën kur u përplas nga një makinë Audi e bardhë, A1. Megjithëse i është dhënë ndihma e menjëhershme mjekësore, autoritetet policore të Brukselit bëjnë me dije se gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, është në gjendje të rëndë shëndetësore.