BRUKSEL, 20 gusht /ATSH-AFP/ - Komisioneri Evropian për çështjet e Klimës, Miguel Arias Canete u bëri sot kërkesë disa shteteve të mëdha në mesin e të cilave Brazili dhe India për t'iu nënshtruar rregullores pa kushte për reduktimin e emetimit të gazit karbonik, me afrimin e konferencës ndërkombëtare për çështjet e klimës (COP 21) e parashikuar të mbahet në fund të nëntorit në Paris.
"Disa vende kryesore të G20-ës si Argjentina, Brazili, India, Indonezia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut dhe Turqia duhet të paraqesin planet e tyre pa vonesë në lidhje me optikën e arritjes së një marrëveshjeje për reduktimin me 2 gradë Celsius të ngrohjes klimatike, duke shprehur keqardhje se bisedimet teknike janë më të vonuara se diskutimet politike për këtë çështje./
/v.b/












