BRUKSEL, 21 gusht /ATSH-AFP/ - Komisioni Evropian nuk është aspak i befasuar nga vendimi i kryeministit grek Alexis Cipras për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe nuk shpreh shqetësim rreth zbatimit të reformave të përcaktuara nga kreditorët, deklaroi sot një zëdhënëse e BE-së.
"Komisioni respekton vendimin e kryeministrit Alexis Cipras për organizimin e përshpejtuar të procesit të votimit", u shpreh në një konferencë shtypi zëdhënësja, Annika Breidthardt.
Cipras shpalli një ditë më parë dorëheqjen, pas humbjes së shumicës parlamentare javën e kaluar gjatë votimit në Parlament të planit të ri të shpëtimit të vendit nga Europa, të kredisë me vlerë 86 miliardë euro për tri vite në këmbim të një pakete të re masash shtrënguese./
/v.b/








