BELGJIKË - Një 38-vjeçar shqiptar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e djeshme (27 nëntor) në qytetin Molenbeek të Belgjikës.
Sipas mediave të huaja, ai është ekzekutuar nga 8 plumba dhe mbeti i vdekur në vend. Ato raportojnë se ai jetonte ilegalisht në shtetin belg.
Prokuroria kërkoi një ekspert balistik dhe një mjek ligjor, ndërsa pjesëtarë të laboratorit federal të policisë shkuan në vendin e ngjarjes.
Kanë nisur hetimet për të zbardhur arsyet e krimit të rëndë, ndërsa detaje të tjera do të bëhen me dije gjatë ditës së sotme.
Komento
U shit hashashi i Vlores..Do vrihen shqipet tani
Përgjigju