Katër anëtar të një familjeje shqiptare në Ostend janë dënuar nga gjykata belge e Brugges për pjesëmarrje në trafikun e madh të kokainës. Njëri prej djemve të familjes mori një dënim me 7 vite burg, siç raportojnë mediat belge. Detektivët e policisë gjetën 56 mijë euro nën shtratin e prindërve të tij, për të cilën ai u justifikua duke thënë: “Janë nga puna e tyre e palodhur”.
Ky rast u zbulua nga Operacioni SKY, në të cilën më shumë se 1 miliardë mesazhe u deshifruan disa vite më parë. A.B., 29 vjeç nga Shqipëria rezultoi nga hetimet se luante një rol kyç në një bandë që tregtonte të paktën 958 kilogramë kokainë, me një vlerë totale prej gati 29 milionë euro. Gjykata kreu arrestimet më datë 14 shkurt. A.B. deklaroi se transportonte deri në 200 kg kokainë në një të njëjtën kohë për një bandë që vepronte nga katër prona me qira në Antwerp. Gjatë kontrollit të banesave u gjetën armë zjarri.
A.B. nuk e mohoi se ishte i përfshirë në trafikun e kokainës. “Por vetëm si një djalë i porositur,” argumentoi avokati Frank Scheerlinck. Gjykata e dënoi A.B. me 7 vit burg. Ai u kërkoi falje prindërve dhe dy vëllezërve dhe theksoi se ata nuk ishin të përfshirë në ngjarje. Por nuk mendoi kështu gjykata. Vëllai i vogël F.B. 23 vjeç, u dënua me 2 vit burgim me kusht. Babai i dy vëllezërve G.B., 57 vjeç, dhe nëna F.B., 52 vjeç morën secili nga 1 vit burgim me kusht. Sipas prokurorit, prindërit kanë ndihmuar në pastrimin e parave të drogës.
“Dukej si një familje e mirë në Ostende,” shpjegoi prokurori. “Babai ishte punëtor, kurse nëna jepte kurse për integrimin”. Banda në të cilën bënte pjesë A.B. përdornin persona të tjerë për të marrë prona me qira, jo vetëm në Antwerp, por edhe në Damme.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
65.8%
-
PD
13.9%
-
Partitë e vogla
20.3%
Vota total: 1058
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë! Pritet të ekstradohet në Australi
13 Mars, 12:21
-
Goditet grupi i ‘skifterëve’ të Edison Pulës! Këngëtarë e pilotë të Formula 1, grabitën sende me vlerë 1 milionë euro në 49 shtëpi VIP-ash në Francë e Belgjikë! 7 të arrestuar
10 Mars, 13:46
-
Itali/ Mbiemri i bashkëshortes italiane s’e shpëton shqiptarin e dënuar me 7 vite burg, drejtonte rrjetin e kokainës! Një nënë e guximshme e denoncoi, i ‘zhytën’ të birin
10 Mars, 12:54
-
Trafik droge, vjedhje dhe dhunë në familje, 4 të arrestuar në Tiranë! Ishin në kërkim
7 Mars, 15:14
-
Zyrtare/ Mechelen në Belgjikë shkarkon Besnik Hasin
6 Mars, 16:10
-
Trafik droge drejt Greqisë, sekuestrohen 90 pasuri të kreut të bandës, Kristo Qirici dhe 2 anëtarë! Mes tyre hotele, 2 vila në Palasë, biznese dhe 39 llogari bankare (LISTA)
6 Mars, 12:17
-
Zbulohet si hyri në 2011 në Ekuador Dritan Rexhepi dhe aleanca me mafien italine
6 Mars, 08:55
-
Shisnin drogë në Angli, lihen në burg tre të rinjtë shqiptarë! Paratë e fituara i 'kthenin' në ora Rolex dhe veshje firmato
5 Mars, 09:24
-
Operacioni/ SPAK: Grupi kriminal trafikoi drogë me vlerë 1.7 mln euro nga Saranda në Greqi! 2 policë në pranga, pjesë e skemës edhe ish-efektivi që kandidoi me Berishën për Roskovecin
2 Mars, 11:11
-
Durrës/ Spanja e kërkonte për organizatë kriminale dhe narkotrafik, ‘Fantazma’ prangos 28-vjeçarin për ekstradim! Rrezikon deri në 26 vite burgim (EMRI+VIDEO)
28 Shkurt, 14:09
-
Shembulli që ndoqi FSHF për 'Final 4' një dështim, Belgjika heq fazën play-off për të shpallur kampionin sezonal
28 Shkurt, 11:57
-
‘SPAK-ut t’i hanë atë që s’thuhet’, Basha për sulmet ndaj drejtësisë: Dosjet e aferave të politikanëve në duart e partnerëve! Edhe Enveri të ringjallej, s’i bën dot gjë
26 Shkurt, 12:47