BRUKSEL- Të paktën 5 persona janë vrarë në një aksident ajror në aeroportin e Charleroi në Belgjikë. Një avion i vogël pasagjerësh, charter ka patur probleme me zbritjen dhe është rrëzuar në cep të pistës.

Zyrtarët thanë se fluturimet janë pezulluar në aeroport, i cili shërben për linjat ajrore me kosto të ulët si kompania ajrore e Ryanair.

Mediat vendase kanë njoftuar se aeroporti do të mbyllet nga 14:30 me orën lokale. Pasagjerët ishin nga Uccle të Belgjikës.
Numri i saktë i viktimave nuk është konfirmuar deri tani.

Raportohet se në bord kishte dhe fëmijë, dhe bëhet e ditur se viktimat vinin nga e njëjta familje. Mendohet se kushtet e motit, me mjegull mund të kenë shkaktuar aksidentin.

(lç/sg/ shqiptarja.com)