Ndjekje si nëpër filma në Belgjikë, shqiptari fluturon çantën me 4 kg kokainë nga makina! Policia e arreston, e tradhtuan nervozizmi dhe kamerat

Ndjekje si nëpër filma në Belgjikë, shqiptari fluturon çantën me 4 kg kokainë nga makina! Policia e arreston, e tradhtuan nervozizmi dhe kamerat

Kokaina e kapur pas ndjekjes së 22-vjeçarit shqiptar në Belgjikë

Mechelen- Policia belge ka kapur gjatë ndjekjes një të ri shqiptar që refuzoi të ndalonte dhe fluturoi nga dritarja e makinës së tij ngarkesën me 4 kg kokainë të pastër, me vlerë tregu gati 200 mijë euro nëse shitej e gjitha.

Operacioni u zhvillua ditën e martë (3 Shtator) në zonën e Rivierenland, në Mechelen.

“Kur oficerët donin të kontrollonin shoferin, ai hodhi një çantë nga dritarja. Në të ka rezultuar gjithsej 4 kilogramë kokainë. Burri tani është arrestuar”, shkruan “RTV”.

Policia njoftoi se mori një sinjalizim të martën në mbrëmje përmes kamerave të ANPR, për një automjet të sinjalizuar në Koningin Astridlaan. Oficerët ndoqën makinën për në Brusselsesteenëeg. Aty i bënë thirrje shoferit të ndalojë. Gjatë kontrollit të parë të përciptë, 22-vjeçari me origjinë shqiptare u soll me nervozizëm dhe tregoi një histori jokoherente për praninë e tij në rajon.

“Për të vijuar kontrollin në mënyrë të sigurt dhe pa bezdisur trafikun, kolegët tanë i kërkojnë të riut të parkojë automjetin e tij disa metra më tutje. Edhe pse ai u përgatit ta bënte këtë, shtoi befasisht shpejtësinë dhe u largua”, raporton media, duke iu referuar burimeve zyrtare.

Pas ndjekjes mjeti u lokalizua në zonën e Europalaan, por i riu flaku çantën sportive, që brenda përmbante dy pako të mëdha, me nga dy kg secila kokainë, tashmë e sekuestruar.

Shqiptari, emri i të cilit nuk u publikua, është arrestuar dhe dërguar në gjykatë, ku mori masën “arrest me burg” deri në fund të procesit hetimor.

Gjithashtu i janë sekuestruar makina, 2 celularë dhe një shumë e konsiderueshme parash (Euro) të gjetura në makinë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gara Harris - Trump, muaji i fundit i fushatës për Shtëpinë e Bardhë

Gara Harris - Trump, muaji i fundit i fushatës për Shtëpinë e Bardhë