Miliarderi amerikan, George Soros, i kërkoi BE-së dhe FMN-së të japin një hua prej 20 miliardë dollarë për Ukrainën, duke gjykuar se kjo përkon me sfidën e lëshuar nga Rusia kundër praimeve dhe vlerave në të cilat Bashkimi Evropian është themeluar.
"Veprimet e Rusisë në Ukrainë, me aneksimin e gadishullit të Krimesë dhe mbështetjen ushtarake të rebelëve separatistë në Lindje, përbën një sfidë për vetë ekzistencën e Evropës", theksoi Soros gjatë një konference në Bruksel.
"Problemi, është se as krerët evropianë, as popullsia nuk i kuptojnë plotësisht implikimet e kësaj sfide", sipas tij.
Ai kërkoi një ndihmë masive për Ukrainë, ndërkohë që kjo e fundit i ka kërkuar reth dy miliardë euro ndihmë BE-së për të paguar faturën e gazit.
Ukraina dhe Rusia janë duke zhvillar negociata mbi livrimin e gazit, që Moska i ndërpreu në qershor për shkak të shumave të mëdha të papaguara nga Kievi.
Fondi Monetar Ndërkombëtar dha në pranverë një kredi prej 17 miliardë dollarë për Ukrainën në kuadrin e një plani ndërkombëtar prej 27 miliardë./ATSH/
Redaksia Online
/Shqiptarja.com