Nuk ka bojkot të mësimit në universitetet e rretheve, pavarësisht thirrjes së Sindikatës së Universiteteve për ndërprerjen e procesit mësimor në solidaritet me studentët protestues në Tiranë. Në Vlorë, Durrës, Gjirokastër dhe Sarandë, pedagogët dhe studentët janë paraqitur normalisht në auditore këtë të mërkurë, pa ndërprerje të procesit mësimor.

Në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, studentët shprehen në mbështetje të protestave në Tiranë, duke kërkuar kushte më të mira në universitete dhe ulje të tarifave të studimit. Megjithatë, ata nuk i janë bashkuar bojkotit dhe nuk kanë organizuar protesta, ndërsa mësimi ka vijuar normalisht.

Edhe në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër nuk ka bojkot. Rektori Jaho Canaj deklaroi se universiteti nuk është pjesë e kësaj lëvizjeje dhe se për sindikatën që ka shpallur bojkotin është njohur për herë të parë dje përmes mediave.

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, zëvendësrektori Edi Puka konfirmoi se i gjithë stafi pedagogjik është paraqitur në auditore dhe se mësimi ka vijuar normalisht gjatë gjithë ditëve të protestave. E njëjta situatë paraqitet edhe në Sarandë, ku nuk ka pasur ndërprerje të mësimit apo protesta të organizuara.

Në Universitetin e Elbasanit, një pjesë e studentëve dhe pedagogëve kanë bojkotuar mësimin por nuk kanë dalë në protestë.Te tjerët vijuan leksionet. Edhe në Shkodër, bojkotit nuk i jane pergjigjur të gjithe studentët, pasi një pjesë e tyre u paraqitën në universitet. Ndërsa pedagogët ende s’kanë firmosur peticionin e Sindikatës se Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë.


Lajmi kryesor:

Sapo afrohet familja Berisha, sheshi boshatiset! Dhëndri e Argita në protestë me një grup pedagogësh, rrëzohen karriget e lëna nga Rama për dialog! Korça vijon bojkotin (PAMJE ME DRON)