Për herë të parë eutanazia ose e njohur ndryshe si e drejta për të vdekur aplikohet tek një fëmijë. Nuk dihet mosha, emri apo sëmundja e fëmijës e vetmja gjë publike është fakti se ai ka lindur në Fiandre, në Belgjikë.
Në fakt Belgjika është i vetmi vend i cili në vitin 2014 ka aprovuar një ligj çka u lejon prindërve për të zgjedhur vdekjen e asistuar në rastet kur fëmija e tyre nuk ka më shpëtim. Sigurisht një vendim i tillë merret edhe me kërkesën e autorizimin e mjekut përgjegjës.
Në fakt edhe ligji parashikon se edhe fëmija duhet të shpreh konsensusin e tij.
Lajmi i aplikimit të eutanazisë te një fëmijë u publikua nga media lokale e cila shkruan: “
Në heshtje të plot për herë të parë në vendin tonë një fëmijë vdes nga eutanazia’’.
Si term Eutanazia njihet që në lashtësi dhe në thelb nënkupton një vdekje të lehtë dhe pa dhimbje për të sëmurët të cilët nuk kanë shpresë për t'u shëruar apo janë në gjendje terminale.
Eutanazia është një procedure që në të shumtën e rasteve përballet me shumë konfrontime si nga përfaqësuesit religjoz ashtu edhe nga fanatikët e etikës mjekesore.Eutanazia mund të kryhet me vullnetin e lirë të pacientit dhe me nënshkrimin e tij ose ne rastet kur pacienti është i pavetëdijshëm kjo procedure kryhet me kërkesën dhe aprovimin e familjarëve .
Në shtete të ndryshme ekzistojnë ligje të ndryshme përsa i përket aplikimit të Eutanazisë .Kudo ku aplikohet Eutanazia ka patur debat të thelluar mes mjekëve dhe përfaqësueseve ligjor të atij shteti për të arritur në një definicion të qartë ligjor për kushtet dhe specifikat e përdorimit të kësaj procedure.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
52.4%
-
Jashtë
15.2%
-
Nuk lëviz
32.4%
Vota total: 105
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit
6 Gusht, 22:34
-
Vlerat ushqyese të frutave të pyllit
6 Gusht, 22:34
-
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara? Si u përgjigjen qytetarët në sondazhin e Shqiptarja.com
6 Gusht, 22:19
-
VIDEO/ Ilir Meta kërcen zbathur në natyrë ‘Vallen e Tropojës’
6 Gusht, 22:06
-
Dibër/ Zjarr i madh përfshin disa hektarë në Zerqan, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)
6 Gusht, 21:58
-
OBSH shpreh shqetësim për shkallën e ulët të vaksinimeve kundër koronavirusit
6 Gusht, 21:51
-
Farmacitë drejt monopolit
6 Gusht, 21:31
-
Fitoi zgjedhjet në Himarë, Vangjel Tavo mesazh falenderimi për votuesit dhe mbështetësit: Jeni shtysë për të shërbyer më shumë
6 Gusht, 21:22
-
Si lindi “lufta” midis Kate dhe Megan?
6 Gusht, 21:13
-
Rrahja e personazhit të Tik Tok-ut, policia në Kosovë shpall në kërkim Stresin
6 Gusht, 21:04
-
Ledri Vula në gjendje jo të mirë shëndetësore: Do kthehem së shpejti
6 Gusht, 20:56
-
Gjirokastër/ Fushat e fshatit Shtëpëz përfshihen nga flakët, në vendngjarje zjarrfikësit! U rrezikua një bujtinë
6 Gusht, 20:41