Bella Hadid për ish- të dashurin
'The Weeknd': Do ta dua gjithmonë

Bella Hadid për ish- të dashurin<br />'The Weeknd': Do ta dua gjithmonë
Të përjetosh një ndarje nuk është dhe shumë e lehtë. Edhe pse çdo kush përpiqet që të mos ta tregoj në pamje të parë atë që zemra ndjen, jo gjithmon ia del mbanë. Por modelja bukuroshe Bella Hadid ka treguar të kundërtën.

Ajo ka dhënë një intervistë për “Teen Vogue” ku tregon vështirësitë që ka kaluar për ta rimarrë veten nga ndarja me  ish- të dashurin e saj, The Weeknd.
 
"Ishte ndarja ime e parë dhe ishte shumë e hapur për publikun. Nga jashtë mund të duket sikur unë e përballova shumë mirë, por ajo mbetet gjithmonë në zemrën tënde dhe do të të lëndojë vazhdimisht. Do jetë e vështirë për pak kohë”, tha modelja.
 
Hadid ka treguar edhe një herë finesën dhe elegancën që e karakterizon. Ajo është shprehur se pavarësisht faktit që ajo nuk është më me të, do ta respektojë gjithmonë,  gjë të cilën e tregoi edhe në sfilatën e  “Victoria’s Secret” ku po performonte The Weeknd.
 
“Por gjithmonë do ta respektoj atë dhe do ta dua. Ndonjëherë trishtohesh shumë dhe mundohesh t’ja dalësh në mënyra të ndryshme, por në fund të ditës, ti kurrë nuk dëshiron të djegësh një urë për të cilën ke luftuar shumë për ta ndërtuar”, u shpreh Hadid. 

Çifti i  kanë dhënë fund lidhjes së tyre në muajin nëntor 2016.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi