TIRANË - Gjykata e Tiranës ka kërkuar nga Drejtoria e Tatimeve bilancin e tre viteve të fundit të kompanisë Belle Air. Kjo kërkesë është bërë nga gjykatësi Ilir Çeliku, i cili po ashtu sot vendosi në seancën gjyqësore sigurim padie për kapitalet e kompanisë Belle Air.
 
Kompania Bellair e krijuar në vitin 2005 në muajin nëntor kërkoi nga gjykata të shpallë falimentin, pasi sipas vetë Belle Air borxhet e akumuluara ja bëjnë të pamundur vazhdimin e aktivitetit.
 
Po ashtu ekspertja kontabël e cila u vendos nga gjykata për të analizuar situatën fianciare të shoqërisë Belle Air, tha se në këto kushte që ndodhet kompania ekziston e drejta të kërkoj faliment.
 
Senaca e radhës u la për më 13 janar, ku pritet të shqyrtohet dokumentacionet e kompanisë si dhe pretendimet e palëve ndërgjyqësore, për të arritur deri në vendimin e gjykatësit Çeliku.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)