TIRANE- Kompania “Belle Air” kërkon sigurimin e padisë në Gjykatën e Tiranës për të shmangur veprimet përmbarimore që rrjedhin pas falimentimit.
 
Gjatë shqyrtimit të çështjes Gjykata ka pranuar si palë në proces dhe tre shoqëri të tjera, të cilët janë kreditorët.
 
Ekspertja e çështjes nuk i është përgjigjur pyetjes nëse mund të ristrukturohet kompania “Belle Air”, ndërsa i është dhënë kohë nga gjykata deri më 30 dhjetor 2014, ora 12:30 kur do të zhvillohet seanca e radhës.
 
Në 24 nëntor qindra qytetarëve iu bllokuan biletat e fluturimit me kompaninë “Belle Air”, pasi kjo e fundit deklaronte falimentin.
 
Kompania tashmë po përballet në Gjykatën e Tiranës me procedurat dhe pasojat e falimentit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)