Bellingham 'mbreti' i Real Madridit

Bellingham 'mbreti' i Real Madridit

Jude Bellingham

Jude Bellingham është përfundimisht lojtari i ri i Real Madridit. Transferimi i mesfushorit anglez u zyrtarizua nga Borussia Dortmund për shumën e 103 milionë eurove, plus disa bonuse për skuadrën gjermane në bazë të golave ​​dhe pjesëmarrjeve.

Ky është transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e Real Madridit dhe mesfushori anglez do të nënshkruajë për gjashtë sezone. Transferimi, siç raporton gazeta spanjolle “Marca”, u finalizua të hënën e kaluar më 5 qershor në Londër, në zyrat e përfaqësuesve të tij, në prani të babait të tij, ku madrilenët fituan betejën ndaj Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

Bellingham mbërrin te Real Madrid për të forcuar mesfushën. Casemiro, Kroos dhe Modric shënuan një epokë dhe Caravinga, Valverde, Tsooumeni dhe tani Bellingham janë ata që janë zgjedhur për të shtyrë Real Madridin përpara. Në këtë sezon të parë, Kroos dhe Modric do të vazhdojnë të luajnë një rol themelor, por me të rinjtë që po shtojnë peshë në skuadër.

Në moshën 19-vjeçare, Bellingham ishte pikë referimi për Anglinë në Botërorin e fundit. Në total këtë sezon ai ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë shtatë asistime në 42 ndeshjet që ka luajtur. Në Katar, me Anglinë shënoi një gol dhe asistoi në pesë ndeshjet që luajti.

Bellingham është një ikonë në Angli dhe një nga asetet kryesore të Adidas, markës që vishet Real Madrid. Edhe pse ende nuk është vendosur 100%, ai pritet të mbajë numrin “7” që ka lënë Hazard. Me një kontratë që zgjat deri në vitin 2029, Bellingham pritet të jetë një nga lojtarët kryesor të Real Madridit si brenda dhe jashtë fushës.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet