Belind Kellici sheh nga dritarja Trump duke vallëzuar, vijon lobimin për t’i hequr nongratën Berishës! Mediu shkon deri në SHBA për të ndjekur inagurimin në TV
Postimi i Belind Këlliçit
Pseudopolitikani më groteskt i opozitës, Belind Këlliçi, i cili shënoi disfatën më të thellë në historinë e PD-së, duke humbur në Tiranë me 60 mijë vota përballë Erion Velaijt, vijon aventurat SHBA si Fatmir Mediu, i cili nuk lë njeri pa kapur për krahu për të dalë në foto në rrugët e New York-ut. Pasi piu një kafe në një mejhane në New Jersey me 10 vetë, duke e paraqitur si takim të zjarrtë me Diasporën, Belo Ezmeri vijon lobimin për t’i hequr nongratën Sali Berishës, deri kur ky i fundit të shpallë listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit 2025. Në këtë kuadër, Belo ka parë sot nga larg presidentin Trump duke vallëzuar.
“Kënaqësi e jashtëzakonshme të isha pjesë e mbrëmjes festive Liberty Ball, në të cilën Presidenti Trump, i shoqëruar nga Zonja e Parë Melania dhe fëmijët e tij, si dhe Zv. Presidenti JD Vance, i shoqëruar nga zonja e tij, Usha Vance, përshëndeti të ftuarit dhe riafirmoi premtimet e tij të dhëna gjatë fushatës elektorale. Përmes ovacioneve USA! USA!, Presidenti Trump u shpreh i qartë dhe i prerë se dëshiron që trashëgimia e tij politike të jetë ajo e një Presidenti përbashkues dhe paqebërës në mbarë globin. Zoti e bekoftë Amerikën!”, shkruan Belo.
Ndërkaq, Fatmir Mediu ishte i pari nga Shqipëria, që fluturoi drejt SHBA-së, për të marrë pjesë në inagurimin e Donald Trump si president. Por, normalisht, si të gjithë njerëzit që s’kanë ndonjë peshë, ai e ka ndjekur inagurimin nga televizori, duke pritur jashtë “Capitol Arena” për orë të tëra në të ftohtë. Ai tha se nuk kishte gjetur dot ftesë për të qenë brenda, madje një miku i vet që ia kishte kërkuar si nder këtë gjë, i tha se ai nuk kishte mundur dot të gjente ftesë për gruan e tij, jo më për Mediun. (Prapaskena)
xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
40%
-
Negativ
45.9%
-
Jam i/e dyzuar
14.1%
Vota total: 3886
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Konferenca e Mynihut/ Zelensky: Kievi nuk do të pranojë kurrë një marrëveshja pas shpine! Është koha për një ushtri evropiane
15 Shkurt, 15:20
-
Enkelejd Alibeaj: Si mund të bashkohet opozita rreth një njeriu si Berisha, me çfarë morali do i'u kërkojmë votën shqiptarëve?
15 Shkurt, 11:00
-
Lufta/ Lirohen 3 pengje izraelite! Netanyahu: Hamasi u tërhoqën pas deklaratave të Trump
15 Shkurt, 10:23
-
Urdhri ekzekutiv i Trump merr fuqi, ushtria amerikane ndalon transgjinorët që t’u bashkohen forcave të armatosura
15 Shkurt, 10:14
-
Armëpushimi që desh e shtyu Evropën në humnerën e luftës
15 Shkurt, 08:31
-
Rutte: Europa duhet të shpenzojë më shumë në ushtri ose nuk do të kemi siguri më
14 Shkurt, 22:55
-
Ishte e lehtë të negocioje me Putinin, mjafton t’i japësh gjithçka që kërkon
14 Shkurt, 22:08
-
SHBA/ Mijëra punonjës federalë humbin vendet e punës, priten shkarkime të tjera
14 Shkurt, 20:59
-
Konferenca e Mynihut, Ledjon Krisafi: Me qëndrimet e JD Vance, kemi ofensivë amerikane ndaj BE-së! Trump po i plotëson Putinit të 3 kushtet
14 Shkurt, 19:49
-
Ekipi i presidentit të SHBA-së për Ballkanin
14 Shkurt, 16:42
-
Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Zelensky pas takimit me Vance: Tani, një paqe e vërtetë dhe e garantuar! Do të flas me Putinin vetëm me një plan të përbashkët SHBA-BE
14 Shkurt, 16:18
-
Hetimet për Veliajn/ Apeli i Posaçëm përgënjeshtron spekulimet e Belind Këlliçit: Nuk ka ndërhyrje ndaj gjyqtares Ilirjana Olldashi
14 Shkurt, 16:06
Sa gje e trashe qe eshte, ne surrat e ne shkrim! Per te theksuar faktin e rreme se me te vertete ka qene pjese e mbremjes, ka shtuar edhe emrat e grave te burrave, medemek se une e njoh mire ate pune...kurse Mediu per te justifikuar faktin qe nuk ishte ne inaugurimin e Trump, permend perseri nje grua, gruaja e mikut, medemek se nuk ishte pjese e inaugurimit ngaqe miku i Mediut nuk kishte gjetur ftese as per gruan e vet. Dhe keto lajme vazhdojne e i shesin si "te rendesishme" a thua se shqiptaret nuk informohen, nuk lexojne, nuk interesohen, nuk kuptojne...ndryshoni drejtim per vete tashme, se jeni bere per azil mendor!!!
PërgjigjuMe shume se per subjektin ky shkrim tregon shume per autorin dhe gazeten qe lejon keto etiketime
PërgjigjuBravo dmth ju si gazete promovoni rracizmin se gje tjeter nuk ju ka mbetur.
PërgjigjuCfar fetyre maxhypit ka ky obobo
Përgjigju