/ATSH-Gjergji Mima/ - Irani po shqyrton mundësinë e njohjes së shtetit të Kosovës.
Lajmi është konfirmuar nga Zv.ministri i Punëve të Jashtme, Selim Belortaja, i cili me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook" është shprehur se gjatë një takimi me ambasadorin e Iranit në Tiranë, Abdolmajid Mozafari, ky i fundit ka thënë se shteti i Iranit është duke shqyrtuar dosjen e Kosovës.
"Një lajm pozitiv sot edhe nga ambasadori i Iranit z. Abdolmajid Mozafari: "dosjen e njohjes së Republikës së Kosovës e kemi tashmë mbi tryezë" - sapo na tha ai !" shkruan në "Facebook" zv.ministri i Jashtëm Belortaja, duke ndarë këtë lajm me gjithë shqiptarët.
/Shqiptarja.com