Qyteti i Belshit po merr një pajme tjetër këto vitet e fundit. Rilindja e qendrës ka ndryshuar krejtësisht pamjen e qytezës buzë liqenit. Banorët shprehen të kënaqur për këtë fakt.

Por ajo çfarë e prish këtë harmonizim mes qendrës dhe periferisë është pjesa periferike e qytezës.

Problemi më i madh, aktualisht për Belshin mbetet unaza e tij. Për shkak të rregullimit të qendrës, trafiku është devijuar në unazë. Ndërkohë që rruga që përshkojnë sot banorët e zonës është në gjendje shumë të keqe.

 Banorët shprehehn se ndërhyrjet në rrugën e unazës janë të domosdoshme, pasi edhe vet qendra pa rrugën lidhëse nuk ka kuptim

“Ky investim që po bëhet është një rilindje, tashi duhet unaza. Domethënë se kthesat e rrugëve janë të  pa rregulluara, ma do mendja se janë në rregullim e sipër. Unaza e Belshit është  sikur të kapësh veshin e djathtë me dorën e majtë, ja kështu është. Unaza e Belshit, s’kemi çfarë të flasim”-shprehen ata.

Bashkia Belsh ka synim që ta kthejë gjithë Dumrenë në një atraksion turistik me 84 liqenet e saj. Burime nga ky institucion bëjnë me dije se edhe projekti për unazën është dërguar në dikasteret përkatëse dhe pritet financimi i saj.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com