Policia e Belshit ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe municione ndërkohë që ka shpallur në kërkim poseduesit e tyre.

Sipas policisë në kërkim është shpallur E.Ç,  31-vjeç, pasi në banesë iu gjet një armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm dhe 23 copë fishekë kalibër 7.62 mm.

Kontrolli i banesës është bërë nga afektivët pasi këta të fundit kishin marrë një njoftim për ushtrim dhune prej tij ndaj të afërmve, konkretisht R.Ç 68-vjeç.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)