Belsh/ Iu vodh biznesi dhe kamerat filmuan gjithçka, pronari: Ndodhi fiks 7 minuta pasi iku policia! S'dyshoj diku, ma do mendja janë të rinj

BELSH- Brenda 10 vjetësh, pika e transferimit të parave në pronësi të Gazeli Hysa në Belsh është vjedhur dy herë, së fundmi në orët e para të mëngjesit të 28 janarit. Pronari i saj, Gazeli Hysa ka rrëfyer për mikrofonin e Report Tv të gjithë skemën që kanë kryer tre hajdutët, teksa shprehet se nuk ka dyshime konkrete tek persona të caktuar. Referuar asaj se çfarë kanë filmuar kamerat e sigurisë, të cilët Report Tv i disponon, tre hajdutët kanë kryer vjedhjen vetëm 7 minuta pasi policia kishte kaluar përpara biznesit të tij dhe kanë marrë një shumë të konsiderueshme, por nuk e bëri të ditur.

shtë hera e dytë. Na vodhën një herë para 10 vjetësh, atëherë nuk kishim kamera. Sot kemi vendosur kamera, kanë ardhur të maskuar kanë shqyer një dritare kanë ngritur kamerën lart. Dy veta kanë qenë brenda, një jashtë. Ka kaluar edhe makina e policisë fiks, në 01:53 të datës 18 janar, ato kanë hyrë në orën 02:00, sa ka kaluar makina e policisë. Kemi pasur sistem alarmi, pasi mbaruan ato punën në fund ra sistemi, tentuan të merrnin diçka në çantë dhe atëherë ra alarmi. Shteti të veprojë, ma do mendja mosha të reja janë. Policia erdhi mori shenjat e gishtërinjve, nuk kemi asnjë të dhënë nga ato. Pa u mbyll mirë çështja e parë, vazhdoi prap e njëjta gjë", tha Gazeli Hysa.

Tre hajdutët janë autor edhe të disa vjedhjeve të tjera në qytet të banesave apo makinave, por nuk janë identifikuar e për pasojë as arrestuar nga uniformat blu, pasi ishin të maskuar.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë