Bëma nga Kategoria e Tretë, miqtë braktisin ndeshjen dhe gjithë ekipi ndëshkohet me karton të verdhë

Bëma nga Kategoria e Tretë, miqtë braktisin ndeshjen dhe gjithë ekipi ndëshkohet me karton të verdhë

Momenti i kartonave në Ersekë

ERSEKË, Kolonjë - Futboll luhet edhe në Kategorinë e Tretë. Në stadiumin "Gramozi" të Ersekës, vendasit e Gramozit fituan 4-1 kundër Bylis U-21 për raundin e gjashtë të sezonit.

Përtej fitores së vendasve bie në sy se kryesori i ndeshjes Ervin Kotemelo nxori  18 herë kartonin e verdhë. Gjithçka nisi në pjesën e dytë, me vendasit që kryesonin 2-0.

Në këtë moment skuadra mike si për çudi u tërhoq nga fusha dhe braktisi ndeshjen duke shkuar për afro 20 minuta në dhomat e zhveshjes. Me bisedimet që vijuan për kthimin e tyre në fushë, vendasit qëndruan në tapetin e gjelbër dhe pritën kundërshtarët.

Bylis U-21 u bind për të vijuar ndeshjen, por pa 11 kartona të verdhë  për lojtarët që dolën nga fusha. Ndërkohë që Maçoli dhe Treni e kishin të verdhin e dytë dhe lanë fushën e lojës.

Në minutat e mbetura u shënuan edhe tre gola të tjerë, ndërkohë që çuditi fakti i ndëshkimit të gjithë ekipit mik me karton të verdhë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Armaldo Kllogjeri reagon për shkarkimin e Voshtinës, ish-drejtoreshës së TOB: Kush i bën gropën tjetrit, bie vetë brenda! Uroj që drejtori i ri të më rikthejë

Armaldo Kllogjeri reagon për shkarkimin e Voshtinës, ish-drejtoreshës së TOB: Kush i bën gropën tjetrit, bie vetë brenda! Uroj që drejtori i ri të më rikthejë