Ben Andoni: Basha, lëre maskaradën! Rama s’mundet deri në 2030

Ben Andoni: Basha, lëre maskaradën! Rama s’mundet deri në 2030

Kreu i PD-së, Lulzim Basha

“Politika është pothuajse po aq emocionuese sa lufta, dhe po aq e rrezikshme … Në luftë, mund të vritesh vetëm një herë. Por në politikë shumë herë”, thotë në një nga shprehjet e tij lapidare Uinston Çërçill.

Por kur dëgjonim reagimin pa asnjë nerv për humbjen, shfajësimin dhe daljen me akuza ndaj fituesve, heshtja e deri-atë-herë e pacipë e kryetarit të opozitës, Basha, u bë edhe më e hidhur.

Në të njëjtën kohë, kur kryeministri i rikonfirmuar Edi Rama bënte fjalimin përshëndetës, publiku kuptoi qartë diçka përmes SHQUP-it: tashmë luksi i mbajtjes së zotit Basha dhe ringritja e PD-së do të kushtojë dhe zgjasë shumë. E para dhe më e dhimbshme është se Basha nuk pranon humbje për herën e pestë rradhazi; së dyti, jo pak individë nga formacioni i tij nuk kanë asnjë reagim për humbjen, ashtu si edhe respektin ndaj procesit zgjedhor dhe njohjes së rezultatit zgjedhor.

Duke pasur parasysh dhimbjen e masës së PD-së dhe reflektimet e hidhura të kandidatëve të saj pas pritshmërisë së madhe për rezultatin zgjedhor, një gjë është e dukshme: kjo forcë politike e ka të vështirë të ndahet nga lideri i saj Lulzim Basha, edhe pse duket se tashmë mundësitë do t’i priten. Cili e mban më në fuqi këtë figurë? Berisha? Manipulimi i PD-së apo vetë partia është pengu i klaneve të tij?! Për më tepër, ai vetë as nuk do të tërhiqet dhe t’i hapë udhë një procesi ringritje të PD-së të arsyeshëm të saj.

Duke menduar humbjet e shumta të PD-së nën drejtimin e tij një gjë është fare e qartë, se kjo parti e ka të vështirë reformimin në thelb. Ç’ka e ndan mbi të gjitha është papërgjegjshmëria e strukturave. Mbase, po vjen koha e senatorëve të saj të ndryshojnë shumë gjëra në arkitekturën e saj historike.

Në historinë botërore shumë liderë politikë kanë bërë gabime të mëdha por nuk denjuan kurrë të japin dorëheqje, disa pak të tjerë kanë bërë vetëm një gabim të vogël dhe kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme. Ajo që dallon bash ata politikanë që japin apo jo dorëheqje është sensi i nderit dhe dinjitetit. Ata që e kanë një farë tagri, gjënë më të thjeshtë që bëjnë është udha e shkurtër dhe e qartë: Dorëheqja!

Por kjo s’është rruga e Bashës dhe mentaliteti i tij, që jeton duke u zvarritur, apo më saktë një bashkëjetesë me dorëzimin e zakonshëm shumë humbës që nuk i shkon fare PD-së. Dhe, shqiptarët e dy krahëve të politikës dhe një masë po kaq e madhe që pret drejtimin normal të këtij vendi, nuk mund të mbaj si udhërrëfyes thjesht parashikimet e Ramës që sot ka projektuar dhe një mandat tjetër… deri në vitin 2030.

Dhe, nuk mbaron këtu: Basha duket edhe se është krejt i papërgjegjshëm dhe kjo është e trishtë për fuqinë e tij të manipulimit të PD-së madje edhe kur përdori në orët e fundit si sfond të rinjtë për “ringritjen” e pestë pas katastrofës së vetë personale në politikë, që në fakt është thjesht mbijetesa e një pengu të madh ndaj demokracisë shqiptare. Thënia e Çërçillit është e dhimbshme e pagjetur te Basha, sepse me sa duket plagët e politikës nuk e vrasin fare atë. Po a vritet vallë qenia Basha?!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 28/04/2021 18:03

    Berishe Bashe Meta Mona i vrau populli me 25 prill dhe kufomst e ture politike i hodhi ne Lane te prehen te qete ne ujin e paster te saj.

    Përgjigju
  • moli: 28/04/2021 06:18

    Keta pseudo politikan shqiptare e kan ngrene dinjitetin me buke. Motoja e tyre te vjedhim sa me shume qe jemi ne pushtet duke filluar nga pseudo kreri i shtetit like injoranti e kokemadhi, mona surrat kali,salqeni e lulka. Presim drejtesi nga mandati trete i zotit Rama

    Përgjigju
  • Like: 28/04/2021 04:17

    Keta pseudo politikan shqiptare e kan ngrene dinjitetin me buke. Motoja e tyre te vjedhim sa me shume qe jemi ne pushtet duke filluar nga pseudo kreri i shtetit like injoranti e kokemadhi, mona surrat kali,salqeni e lulka. Presim drejtesi nga mandati trete i zotit Rama

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës