Ben Andoni: Të paktën, na tregoni si do t’i drejtoni qytetet dhe fshatrat! Këlliçi që duhej të tundte Tiranën, është eklipsuar nga narracioni Berishës

Ben Andoni: Të paktën, na tregoni si do t’i drejtoni qytetet dhe fshatrat! Këlliçi që duhej të tundte Tiranën, është eklipsuar nga narracioni Berishës

Këlliçi dhe Veliaj

Kanë mbetur edhe dy muaj ose më saktë pak më shumë se 60 ditë të realizohen zgjedhjet lokale të 14 Majit. Opozita mëton të rregullojë hartën elektorale, që t’i shtojë ngjyrën blu në masën më të madhe. Këtë e thotë me garanci të plotë dhe liderët e saj tashmë e kanë si devizë për militantët dhe… publikun!! Zyrtarisht nuk ka nisur fushata zgjedhore, por palët kanë kohë që kanë rrokur studiot e televizioneve dhe kanë nisur turet.

Për të ardhur keq është se tonalitetet më të larta janë e mbeten për aspektin politik, ku të dy anët e PD-së, po i nxjerrin ujin njëri-tjetrit; ndërkohë kryekomisioneri i zgjedhjeve Celibashi merret me modalitetet që mund t’i zgjidhnin vartësit e tij, kurse nga ana e partive aparatet e burokratëve, që merren me çështjet juridike dhe zgjedhore.

Të vjen për të qeshur, së pari që nuk është zgjidhur ende dorëheqja e Bashës, fillimisht prej kolegëve të tij dhe e dyta prej tinëzisë së tij, që e përdori të gjithë kohën për të treguar se është indirekt duke lënë vend për shumë aludime; trishtohesh, së treti, kur mendon se grupi i “Rithemelimit”, përfaqësuar nga ana e Berishës deri më sot nuk kish zgjedhur dhe planet e tjera alternative, në rast të përgjigjeve ndryshe jo në favor të tyre të Gjykatës së Apelit; është grotesk, së katërti, kur kryekomisioneri Celibashi merret me aspektet gjuhësore (një problem vërtet madhor për kulturën kombëtare që identifikohet nga administratat e saj të gjitha niveleve por jo tagër i tij) dhe shpreh preferencat e tij politike.

Por megjithatë këto janë pjesë e pasojave që ka përcjellë kultura politike shqiptare. Jemi të mësuar bajagi shumë.  Problemi i vërtetë është sesi do të menaxhohen qytetet tona. Kandidati i “Rithemelimit” Këlliçi, që tashmë duhej të tundte Tiranën, pothuaj është eklipsuar nga zhurmnaja e PD-së dhe narracioni i z.Berisha, që duket se e ka kthyer PD-në në një detashment të interesave të veta.

Askush nuk di në Tiranë sesi do të na reduktohet ndotja e frikshme; si do t’i shpëtojmë të lajthiturve të Bllokut, që në orët e mbrëmjes bëjnë paradat me makinat e shtrenjta; si do të gjelbërohet qyteti ynë dhe të gjitha qytetet e tjera; si do të veprohet me ndërtimet dhe shumëkatëshet, që e kanë shndërruar krejt atë që dikur ishte Qendra Historike e qytetit në një hapësirë pa identitet; si do jetë ballafaqimi me trafikun; si do të rregullohet shërbimi urban etj. Ndërkohë që Veliaj po mbledh punët e veta dhe po mundohet të ndërtojë narracionin e ri, në kampin opozitar ka vetëm fjalë për politikën dhe mllefe, urrejtje dhe asnjë vizion.

Nëse për Tiranën, ku Belind Këlliçi, megjithatë, e ka nisur punën sipas mënyrës së tij, mund të thuhet se ka nisur puna e një kërkimi të vizionit, pothuaj nuk dihet asgjë për qytetet e tjera. Veçse, një gjë duhet të dihet mirë. Me tetë javë është krejt e pamundur dhe në skenarët më të mira të shpjegohen vizione, sepse impakti i mesazhi publik do shumë më tepër hallka, që do të thotë më shumë kohë. Veç Tiranës, po Durrësi, Shkodra, Elbasani, Korça, Gjirokastra, Vlora, Fieri i të ardhmes, etj., si do jenë përballë problematikave të mësipërme? Si do të jenë komunat me këtë ndarje territoriale? Çfarë do përmirësojnë këta kandidatë?!

Jo! Për të gjitha s’ka përgjigje ose vetëm pak. Ka vetëm alternativa se çfarë do të bëhet po u humbën zgjedhjet, që do të thotë Mosnjohje! Sërish, sharje, ofendime dhe bojkote, por askurrë Mea Culpa për rastet e humbura.

Veçe, janë zgjedhjet lokale, njerëz, na thoni diçka më ndryshe, nga ato, që nuk na thonë ose propaganda e socialistëve do t’i mbulojë! Kanë mbetur edhe tetë javë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shaqo: 17/03/2023 16:01

    O ththben, pyetjen drejtojua atyre qe nuk i ke pare si mund te drejtohet qyteti Tirane apo fshati perreth, nese akoma nuk ke marre vesh si eshte drejtuar Tirana keto 8 vjet, shko jeto e bano ne Shkoder, ku akoma nuk kane kuptuar si drejtoht qyteti dhe kerkojne drejtues fshati nga Tropoja.

    Përgjigju
  • Ali: 12/03/2023 22:35

    Pytje e veshtire. Si te qeverisim fshatin dhe qytetin??? Pse ka ndonje menyre te ndryshme nga plackitja, vjedhja dhe korruptimi???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë