TIRANE- Tryeza e gjashtë i Stabilizim-Asocimit, mes përfaqësuesve të parlamentit shqiptar dhe atij evropian nuk ka kaluar pa përplasje qoftë mes mazhorancës edhe opozitës, por edhe mes europianëve dhe shqiptarëve.
Shkarkimet në AMA dhe në doganë ka ngjallur debat mes eurodeputetes Doris Pack dhe deputetit te PS Ben Blushi.
Eurodeputetja Doris Pack tha se duhet të tregohet vëmendje dhe kujdes ndaj administratës, ndërsa shtoi se nevojitet mirë-trajnim. “Ky vend ka nevojë për një administratë të mirë”, tha Pack. Duke u ndalur tek shkarkimet dhe emërimet, eurodeputetja Pack tha se “Drejtorit të AMA i mbaron mandati në 2016.
Nuk e ka në dorë qeveria heqjen e drejtorit të AMA. Shkarkimi i drejtorit të antikontrabandës është i padrejtë, e kishte fituar punën me konkers”. Deputeti i PS-së Blushi, duke mos i lidhur emërimet e reja por edhe të vjetrat me nepotizmin tha se djali i ish Presidnetit Rexhep Meidani është hequr duke dalë përtej nepotizmit. “Ne po bëjmë shtet. Ju thatë se u shkarkua drejtori i antikontrabandës. Ne dolëm përtej nepoitizmit, me shkarkimin e drejtorit të anrtikontrabandës, pasi babai i tij është kolegu ynë. Ka qënë presidenti i vendit, ka qënë udhëheqës i PS. Ndaj them se nuk ka nepotizëm këtu”, tha Blushi duke lënë të nënkuptohej se nëse do të mbështeteshim mbi nepotizmin djali i ish- Presidentit Meidani mund edhe të qëndronte edhe pse u kap me shkelje (ashtu siç ju komunikua shkarkimi Denion Meidanit, drejtor i Antikontrabandës).
Eurodeputeti kroat, Nikola Vuljanic, kritikoi anëtarët shqiptarë në komisiomin parlamentar të Stabilizim-Asociimit, për akuzat ndaj njëri-tjetrit. “Kjo nuk të çon gjëkundi, dëgjova shumë zhurmë, shumë fjalë, për statistika, për raste që janë ndjekur. Lufta kundër korrupsionit nuk është për të bindur të tjerët apo BE, por duhet të bëhet për mirëfunksionimin e vendit. Nuk do jeni në gjendje të funksiononi si shtet, në kuadër të legjislaciont të BE, nëse nuk zgjidhni këto probleme.
Të akuzoni njëri-tjetrin nuk ka kuptim. Nuk e di se ku doni të dilni me këtë”, u shpreh Vuljanic. Kreu i delegacionit të BE në Shqipëri, Ettore Sequi, vuri theksin në rëndësinë e dialogut politik dhe bashkëpunimit të gjithë aktorëve në kuadnër të intregimit të vendit. “Ne presim një bisedim konstruktiv politik, dhe do isha i lumtur që të çoja në selinë e BE faktet se aktorët politikë në Shqipëri po bëjnë hapat e duhur në kuadër të integrimit europian. 5 prioritetet kyçe për adminsitratën publike, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të njëriut, si dhe përfshirja e romëve”, theksoi Sequi.
Shkrimi u publikua sot (29.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com