Ben Blushi: Në Kukës më gjobitën me 300 mijë lekë se isha me shpejtësi të lartë! Në Kosovë, gjobën e shleva me libra

Ben Blushi: Në Kukës më gjobitën me 300 mijë lekë se isha me shpejtësi të lartë! Në Kosovë, gjobën e shleva me libra

Ben Blushi

Shkrimtari Ben Blushi thotë në një postim në rrjetet sociale se është gjobitur nga Policia, teksa po udhëtonte në rrugën e Kombit. Sipas tij ai u kap duke udhëtuar me një shpejtësi gati 150 km në orë. 

Blushi shkruan se pagoi gjobën e më pas u nis drejt Kosovës, por edhe atje është ndaluar pasi ishte me 129 km në orë, ku shpejtësia e lejuar ishte 110.

Sipas tij atje nuk e gjobitën me para, por e shleu gjobën me 2 libra të tij.

‘Ku ndryshon Shqipëria me Kosovën! Sot shkova në Prishtinë. Kalova Kukësin. Më ndalon policia. Maste shpejtësinë. Me radar. Isha me 144 km në orë. Shpejtësia e lejuar ishte 60 km. Më vunë gjobë. 300 mijë lekë. Të vjetra. Pse kaq shumë? Ne vëmë shumë gjoba. Sa shumë. I vumë dhe atij. Kujt? Baton Haxhiut. Sa i vutë? 40 mijë. Të vjetra. Pse kaq pak? Na erdhi keq. Mora fletën e gjobës. U futa në makinë. Filloi shiu. U nisa. Kalova Prizrenin. Më ndalojnë prapë. Policia e Kosovës. Kishin radar. Isha me 129 km në orë. Lejohej 110. Polici afrohet. Hapa xhamin. Më kërkoi patentën. Ia dhashë. Shkoi te makina e tij. Policja tjetër ishte bjonde. Verifikuan patentën time. U kthye te unë. Më tha. Më jep një libër. Dola nga makina. Hapa bagazhin. Mora dy libra. Romanin "KOMPLOTI". Nënshkrova dy autografe. Një për policin. Tjetrën për policen. Frynte erë. Rregullova flokët. U nisa. Arrita në Prishtinë. Kisha 300 mijë lekë më pak. Asnjë libër. Mbarova punë. U ula për drekë. Hëngra dy supa. Me perime. Ishin të nxehta. U ktheva. Nuk frynte më erë. Nuk binte shi. Nuk kishte polici. Eca shpejt. Asnjë gjobë. Arrita në Tiranë. Qesha shumë.’- shkruan Ben Blushi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/11/2023 03:17

    Po Ben Blushet e gjobitur ketej e andej kufirit cfare kane te perbashket?!-Dy gjoba te marra brenda nje kohe te shkurter,brenda nje dite dhe nuk ve mend,prape me shpejtesi! Ja ky eshte shembull per ekspertet qe kerkojne qe drejtuesit e mjeteve kerkojne te edukohen me rregullat e qarkullimit,filloheni me Blushin.

    Përgjigju
  • Çekiç: 25/11/2023 12:33

    Arben, tani qe po ecen vet, po ecen shpejt, shume shpejt. Kujdes, kujdes se kur rend drejt lavazhit te te pistave, edhe mund te pengohesh. Rrezohesh. Ne ere, ne shi. Ne ngrice. Atje nuk ka ngrohje.

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 25/11/2023 12:17

    O Ben mos ke bërë VEZËN E KUQE APO ME DY TË KUQE?Për moshën e të ashtuquajturën 'kyltyr, siç thoshte e ndjer TETO OLLGA duht të kishe heshtur,epërsëris heshtur.P bërë asnj glë i ke marrë shumë këtij vëndi.I LUMTË POLICIS, PAK TË KANË GJOBITUR,s.p.s nuk je shofer,në moshën që je ke vetëm pak reflekse për drejtim mjeti e biçiklete.JE MËSUAR ME LEDHATIME.

    Përgjigju
  • Ca bohet: 25/11/2023 11:47

    Ku don te dalesh? Qe policet shqiptar nuk korruptohen, apo qe nuk lexojn budalliqet e tua. Do ishte mir te mos flisje fare.

    Përgjigju
  • Shaban: 25/11/2023 08:12

    Dhe nuk te vjen turp qe e thua? Ne pak ore 2 her ete ndalojme per tejkalim shpejtesie dhe mburresh?

    Përgjigju
  • HEEEE: 25/11/2023 07:57

    BLUSHI qesh me mire kush qesh i fundit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë