Një shënim i im për festivalin Ilegal Techno që u mbajt para disa ditesh në plazhin e Vilëbashtivës në Kavajë mori me qindra komente dhe share apo likes.
Në stilin shqiptar, natyrisht, shume komente me karakter moralistik, u morën me mua më shumë se me festivalin dhe dobinë e tij për turizmin në pergjithesi dhe zonën e Vilëbashtovës në vecanti.
Duke i mirëkuptuar të gjithë, po botoj disa foto të tjera me kërkesën e shumë njerezve që më kanë shkruar.
Ndërkaq dua të shtoj disa të dhëna që mësova për Vilëbashtovën nga Fred Peza, një njeri që e njef mirë atë zonë.
Sipas tij plazhi ku u mbajt festivali quhet Rreth Greth dhe jo Vilëbashtovë sic e dija unë.
Aty ka patur një ngulim venecian, mesa duket në Mesjetë dhe sipas Fredit ka një komunitet katolik.
Në kohë më të vjetra porti venecian, që ka humbur gjurmët, përdorej për të nisur mallra nga aty deri në Kostandinopojë përmes rrugës Egnatia, që ecën përgjatë Shkumbinit.
Në kohën e komunizmit në atë zonë bëheshin qitje me predha të cilat binin në det.
Këto sipas Fredit.
Nuk e di si e quajne ilegalët plazhin e Vilëbashtovës, por nëse do ta quajnë Rreth Greth do isha kurioz se si ky togfjalësh me rimë do tingëllonte në gjuhët e tyre.
Rreth Greth, Rey Grey, Rrethum Grethum ose Reich Greich.
Bukur apo jo?