Sonata e Sonadës! Takimi në Shkodër me një vajzë myslimane të mbuluar që nuk dëgjon muzikë e nuk kërcen

Sonata e Sonadës! Takimi në Shkodër me një vajzë myslimane të mbuluar që nuk dëgjon muzikë e nuk kërcen

Foto

Isha në Xhaminë e Shkodrës. Një vajzë e mbuluar u afrua te hyrja e grave.
Të të bëj një fotografi, e pyeta
Nuk është e mundur, tha ajo
Fotografia ime nuk është për keq, i thashë
Ky është Ben Blushi, tha një grua tjetër, pranoje nuk ka problem
Për çfarë i bën këto foto, tha vajza
Dua të bëj një libër me njerëz të bukur, thashë unë
Mendon se jam e bukur?
Shumë, i thashë
Mirë, por a mund të më nxjerrësh vetëm me kurriz, tha vajza
Të paktën në profil, i thashë
Sot jam pak e skuqur, tha vajza
Si quhesh, e pyeta
Sonada
Sonata?
Ma ngatërrojnë shumë njerëz, Sonada jo Sonata
Kur je mbuluar?

14 vjeç
Je e lumtur?
Shumë e lumtur

Po mami është e mbuluar?
Mami u mbulua 2 muaj përpara meje

Pra ti u mbulove nga mami?
Unë u mbulova sepse e ndjeva
Po motra është mbuluar?Motra është praktikante, nuk është mbuluar, por mezi po pret
Dëgjon muzikë, e pyeta
Është e ndaluar, tha Sonada
Po si mund të jetosh pa muzikë, a ka gjë më të bukur, e pyeta
Është e provuar që muzika dëmton veshët, tha Sonada
Po në dasma shkon?
Kam shkuar, tha Sonada
Nuk ke kërcyer asnjëherë?
Pothuajse nuk kërcej, tha Sonada
Duhet të dëgjosh muzikë, i thashë, nuk ka asgjë të keqe
Këngët kanë shumë fjalë të papërshtatshme, tha Sonada
Sa vjeç je?
19
Çfarë shkolle bën?
Për infermieri
Të lejojnë në shkollë të mbuluar?
Po aty ka dhe vajza të tjera si unë
Kur do martohesh?
Kur ta vendosë Zoti
Po si do njihesh me dikë kur nuk del, nuk dëgjon muzikë, nuk shkon në disko dhe nuk të lejohet të takosh djem?
Përmes lutjes, tha Sonada
Pra ti lutesh edhe për të gjetur një djalë, e pyeta
Unë kam përcaktuar karakteristikat e njeriut me të cilin dua të jetoj dhe lutem që ai të shfaqet
Po a gjendet burri duke u lutur?
Edhe familja mund të ndihmojë, tha Sonada
Pra do fejohesh me mblesëri?
Mblesëria nuk është e keqe, por familja nuk do bëjë asgjë pa më pyetur mua
Çfarë është Zoti për ty?
Zoti është diçka kaq e madhe sa nuk përshkruhet dot me fjalë
A mund ta hedh foton tënde në instagram?
Mund ta hedhësh
Je një vajzë shumë e mirë Sonada
Duhet të iki, tha Sonada
Do marrësh abdes, e pyeta
E mora abdesin, tani do lutem
Lutje të mbarë, thashë unë
Faleminderit, tha Sonada

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirana: 02/05/2022 20:35

    Po i quaj FOTOSHKRIME nga BLUSHI JUNIOR . Ndoshta nje fillim i ri per t’u kthyer ne GEN , vertet aty ku te takon . Duke braktisur politiken do afrohesh me problemet e shqiptareve dhe keshtu do jesh me i dobishem. Te pershrndes dhe vijo nr rrugen qe ke nisur…..

    Përgjigju
  • Lui: 02/05/2022 16:39

    Epo Gezuar Bajramin pra..!!!

    Përgjigju
  • Metalitet i hapur duhet: 02/05/2022 15:31

    Xhihadistat e kirasit

    Përgjigju
    • Lemi: 06/05/2022 17:44

      Turp per shkodren djepi i kultures po na mysin radikalistat shkerdhat myslymlesh qe mbulojne vajzen 15 vjece eshte per tu preukopuar

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?