Bën gjithçka kundër Bashës, por në fakt ishin kundër të gjithë demokratëve

Bën gjithçka kundër Bashës, por në fakt ishin kundër të gjithë demokratëve

Ardhja e Bashës në krye të PD ishte e domosdoshme për demokratët me shpresë për ta ringritrur atë nga shkërmoqja zgjedhore e 2013! Në fakt në 2013 nuk u bo asnjë analizë për humbjen e madhe të PD e kjo u justifikua me dorëheqjen e liderit të asaj kohe!

Basha, e gjeti PD në një situatë shumë të vështirë e megjithatë ai nuk hoqi kurrë dorë nga vullneti dhe dëshira për ta ringritrur atë! Në fakt kalimi i drejtimit tek Basha ashtu siç po rrjedhin ngjarjet nuk paska qenë kurrë serioz dhe i sinqertë! Bashën i paskan lënë në dorë flakën e sakrificës deri në flijim! 

Jo vetëm se në PD ka pas dualizëm lidershipi, por tashmë jam i bindur se paska pasur gjithmonë e vazhdimisht dy PD paralele, ajo e para dhe realja e drejtuar nga Basha dhe ajo tjetra, e heshtur, që energjitë më të mëdha i paska harxhuar për ta bërë Bashën humbës!

Pra, PD e dytë është ajo që, në fakt me dëshirën për të mundur Bashën, ka bërë humbës demokratët e thjeshtë! Me goditjen pas shpine ndaj Bashës kanë goditur qindra demokratë duke bërë kështu që këta të fundit të rrisin pakënaqësinë ndaj Bashës dhe të rikthehen me dëshpërim nga e kaluara!

I gjithë grupi nën hije bashkë me ish liderin historik do të mbeten si tradhtarët më të mëdhenj të demokratëve e pikërisht të atyre demokratëve të thjeshtë që dhanë gjithçka për ta duke mos përjashtuar as dhe vetë jetën! Skenari i tyre do të mbetet gjatë si precedenti më i rrallë puçist brenda një partie politike e sidomos brenda PD.

Ky grup, në fakt, në të gjitha zgjedhjet e sidomos në të fundit qëndroj mënjanë në shumicën e rasteve, ose në raste të tjera bëri gjithçka që të mos fitonte Basha për tu mos bërë Kryeministër, por në fakt ata, kështu bënë, duke e goditur rëndë PD që të mbetej në Opozitë për të  ngjallur urrejtjen tek anëtarësia e thjeshtë duke dëshmuar kështu se Basha nuk ju sjellë fitore! Humbja e Bashës duhet të ishte motivi i një puçi për ta rimarrë e privatizuar PD në klanin e fillimit! 

Në fakt, situata aktuale në PD është unikale në Botë dhe nuk gjen asnjë shpjegim në politologjinë e sotme, ja kalon edhe Makiavelit e po ashtu edhe periudhës së monarkive absolute, ku në luftën për pushtet vëllai vriste vëllanë, i biri të atin dhe nëna vriste të bijën, sepse kjo e fundi shkonte me vëllanë për të bërë komplot kundër të atit.

Ky grup, tashmë i mirë identifikuar, si akt të fundit, ka vendosur, ndoshta t'i vendos flakët që ajo të shkermoqet bashkë me fatet e tyre. Në këtë tragjedi, janë të ndërthurur mitet, legjenda, egoizmi duke krijuar kështu një koktel legal që ndoshta vetëm mitologjia greke mund të na e shpjegoj ashtu siç meriton!

Dikur në Greqinë e lashtë, kur vdiste ndonjë luftëtar në dy dytë e trupit të tij, para se ta digjnin vendosin dy monedha si çmim për të bërë udhëtimin e përjetësisë! Kështu, sot, ky grup i dëshpëruar me kohën, i vdekur nga proceset dhe e tashmja, në shenjë posesi, në udhëtimin e përjetësisë si trofe, ndoshta duan  ta djegin edhe selinë e PD për ta pasur gjithmonë me vete në përjetësi!

Shumë kanë aluduar për qëndrueshmërinë e trimërinë e Bashës. Disa kanë menduar e shpresuar, se ai do të ja mbathte duke mos paranuar përballjen! Ja, pra se qenkan gabuar, sepse Basha po na jep shembull të gjithëve duke edhe na frymëzuar, se qendresa për lirinë, sakrifica për demokratët e thjeshtë është më e madhe dhe më kuptimplotë se sa vetë ekzistenca personale e largimit prej tradhtari!

Qendresa e Bashës këto ditë, më ngjan me qëndresat që bënin dikur brenda mureve të Jerusalemit, sa herë vinin tek porta për shkallmuar atë dhe për të dhunuar çdo qenie brenda. Rezistenca e Bashës, më kujton qëndresën për Kostandinopojën apo me qendresat heroike të Skënderbeut në Krujë!

 Thuajse, gjithmonë edhe në të drejtën kanunore, ai që të vjen pa ftesë në derën e shtëpisë, të vjen për te bërë çdo gjë të keqe dhe asgjë të mirë! Gjithmonë, në çdo histori apo ngjarje, i zoti shtëpisë ka të drejtë të bëj çdo gjë për të mbrojtur shtëpinë e tij kundër çdo elementi që vjen pa të trokitur e pa të kërkuar leje! Basha është në shtëpinë e tij dhe ka të drejtën e tij legjtime të qëndroj dhe ta mbroj atë me çdo kosto!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 07/01/2022 16:33

    Basha eshte ne folen e tij e ka te drejte ta dhjese ne koke Berishen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike