Bënë foto me tre gishta lart, Miss Shqipëria dhe Miss Kosova akuzojnë për manipulim Miss Serbinë: S’e dinim që ky ishte simbol serb

Bënë foto me tre gishta lart, Miss Shqipëria dhe Miss Kosova akuzojnë për manipulim Miss Serbinë: S’e dinim që ky ishte simbol serb

Miss-et e Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë duke bërë simbolin serb

Dy foto, një me simbolin e kombit shqiptar 'Shqiponjën' dhe një me simbolin e serbëve 'Tre gishtat', e përfaqësueseve të Serbisë, Kosovës dhe Shqipërinë në Miss Internacional, Valentina Petroviç ka krijuar shumë debat dhe polemika.

Miss Shqipëria dhe Kosova, përkatësisht Frontina Gashi dhe Besa Çitaku, pozojnë me Valentinën duke ngritur tre gishtat e dorës lart.  Gjatë një interviste Gashi tha se nuk e dinin se çfarë kuptimi kishte simboli i tre gishtave dhe për më tepër fotografia ishte bërë rastësisht kur ato shkuan të ngushëllonin Valentinën, pas fotos me simbolin e shqiponjës dykrenare.

“Valentina, miss i Serbisë erdhi tek ne në dhomë duke qarë dhe ishte në gjendje të rëndë emocionale, për shkak të familjes së saj, pasi siç kishte thënë, familja nuk e kishte përkrahur për garën në të cilën po merrte pjesë. Kjo për shkak se para fotos me tre gishta lartë, Valentina kishte pozuar duke e bërë shqiponjën dhe si pasojë e kësaj, ajo ishte ndjerë e kërcënuar nga familja dhe producenti, dhe kërcënimet kishin qenë të atilla si: Shko jeto në Kosovë, nuk ki pse me ardh në Serbi, kemi me ta marrë pasaportë e shumë ofendime të tjera. Më ju thonë të drejtën ne nuk e kemi ditur mirë se çfarë nënkupton kjo. Foto është realizuar pasi ka dalë fotoja duke bërë shqiponjën, dhe kjo foto nuk është bërë më dëshirën tonë, ka qenë thjesht sepse ne kemi ndje dhembshmëri për të, sepse ajo ka qenë e kërcënuar dhe në gjendje të rëndë emocionale, ne kërkojmë falje por mund të themi se jemi të pafajshme”, tha Gashi, Miss Shqipëria.

Tre gishtat është një simbol serb që përdoret për të kundërshtuar shqiptarët, kroatët dhe sllovenët. Vitet e fundit ky gjest ka marrë ngjyrime të forta nacionaliste, pasi u përdor në masë nga forcat paramilitare serbe në luftë, fillimisht kundër myslimanëve.

Një ditë më parë Miss-i serb ka dhënë dorëheqjen nga konkursi. Pas zhurmës së madhe, Petrovic zgjodhi të reagojë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku shkroi se është penduar që bëri shqiponjën dykrenare me duar dhe dëshiron që të tërhiqet nga gara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 29/10/2021 11:52

    Po mise hesapi, ci duhet truri eshte suplemntar mjafton te jen te bukura.

    Përgjigju
  • Qobani: 29/10/2021 00:57

    E vërteta asht se tre gishtat jan simbol i drenices,me pleqnart Ramadan shabanin,Gjemajl obria në atë koh ishte i ri,ramadani e vlet nji mesele,e qon nji gisht,vazhdon met dyten i qon dy gishta,fillon met treten i qon tre gishta,Gjemajl obria i përgjixhet,ju that Zoti asht i pari,hyqymeti i dyti,drejtsia e treta,drenica e din ky asht realiteti,mos na i vidhni veprat tona KOSOVARE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë