Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës Benet Beci në një postim në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm teksa ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij, u ka bërë atyre një kërkesë. Ai thotë se do t’i përgjigjet kujtdo që pyet e ngre çështje që i vlejnë qytetit, por nuk do t’i lë askujt hapësirë për të hedhur baltë mbi askënd të përfshirë në këtë garë për qytetin.
“Hapa rrjetet sociale sot në mëngjes…dua të falënderoj secilin prej jush që gjen kohë për të më ndjekur e për të më mbështetur! Por kam dhe një kërkesë.. vite më parë në fushata, viheshin postera gjithandej, duke ndotur fasada e duke bërë pis imazhin e një qyteti. Tani kohët kanë ndryshuar, fatmirësisht nuk ndotim më mjedisin, por po ndotim pafund “muret” e profileve në rrjete sociale. Përveçse e pakuptimtë, kjo “luftë” për të ngritur ekipe njerëzish me profile fallco që baltosin pa logjikë, pa etikë, pa edukatë, më duket një shpenzim i pafund energjish, që po ta kanalizonim në një tjetër drejtim do të mund të bënim punë shumë të mira. Ndaj ftesa ime është e hapur dhe e qartë: do t’i përgjigjem kujtdo që pyet e ngre çështje që i vlejnë qytetit, por nuk do t’i lë askujt hapësirë për të hedhur baltë mbi askënd të përfshirë në këtë garë për qytetin. Jeta është shumë e shkurtër për me pasë kaq mllef, e Shkodra është shumë e bukur për mos me dalë me e pa sa herë gjejmë kohë. Ditë të mbarë për të gjithë”, shkruan ai.
Sic e kan vertetuar edhe sondazhet esht e pamundur fitorja e PS ne Shkoder pasi i esht ber nje braktisje e madhe per hakmarrje politike.Je nje zoteri i nderuar dhe me vjen keq qe ke len mandatin e deputetit per nje gare te humbur ende pa filluar
PërgjigjuNuk mendoj se do arrish te fitosh pasi te zbriturit ne Shkoder nuk votojne majtas edhe sikur ti paguash.Injoranca qe karakterizon kto "njerez" nuk i lejon te votojne me mend qe nuk kan.Ky esht nje nga shkaqet qe Shkodra ka ngel pa shkodran
Përgjigju