Benet Beci premton investime transformuese në Shirokë dhe Zogaj

Benet Beci premton investime transformuese në Shirokë dhe Zogaj

Benet Beci

SHKODËR- Kandidati për deputet i PS-së, i renditur i treti në listën e qarkut të Shkodrës, Benet Beci ka premtuar investime transformuese në Shirokë dhe Zogaj.

Ai është shprehur se këto investime do ta kthejnë zonën në një pol të turizmit shqiptar që do të krijojë më shumë ekonomi e punësim për të gjithë Shkodrën.

"Një lajm i mirë konfirmimi i nominimit të Sheshit të Shirokës për çmimin prestigjoz të arkitekturës Europiane Mie Van des Rohes për vitin 2022. Do të jetë një reklamë shumë e mirë për Shkodrën e Shirokën. Puna për këtë projekt ka nisur që në vitin 2017-2018, me një konceptim të gjerë të të gjithë bregut perëndimor të liqenit dhe pastaj me detajimin e ndërhyrjeve, ku sheshi i Shirokës është vetëm ndërhyrja e parë. Kam mësuar shumë nga bashkëpunimi me arkitektin e projektit, Jesus Hernandez, me të cilin bashkëpunojmë prej 7 vitesh për projekte të ndryshme për Shkodrën. Projektet për transformimin e bregut të Liqenit janë financuar nga Qeveria Shqiptare, investimi në Shirokë ka qënë 100% i Qeverisë Shqiptare dhe projektet që hapim tani do të financohen nga një kredi e BERZH (e cila merret dhe kthehet nga Qeveria Shqiptare) që bashkëfinancohet nga një grant i BE. I gjithë ky proces është menaxhuar dhe menaxhohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, një agjensi e specializuar e Qeverisë e përqendruar në menaxhimin e investimeve publike.

Më poshtë një video përmbledhëse e disa prej ndërhyrjeve të parashikuara në Shirokë e Zogaj; janë me të vërtetë transformuese e do ta kthejnë zonën në një pol të turizmit shqiptar që do të krijojë më shumë ekonomi e punësim për të gjithë Shkodrën", shkruan Beci.

 

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dori: 13/04/2021 20:18

    Rama para dy muajsh bllokoi investimin e hyrjes se Shkodres qe do behej nga fondi shqiptar i zhvillimit

    Përgjigju
  • vjosa: 13/04/2021 19:05

    SHKODRA SI QARK DO 5 MILIARD $,,,INVESTIME QE TE NGREJE KOKE,,,PO KAQ DO VLORA,,,KORCA--ELBASANI,,TIRANA-DURRESIN,,.......///

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur