Gjatë mbrëmjes së nesërme sinoptikanët kanë parashikuar se do të rinisin reshjet e shiut, dëborës dhe erëra të forta.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës reshjet në formën e dëborës do të zbresin deri në 700m mbi nivelin e detit, ndërsa në veri-lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.

Temperaturat

Nesër (e mërkurë, dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 7 °C / 16 °C

Në vendet e ulëta: 6 °C / 16 °C

Në vendet malore: 2 °C / 9 °C.

a

a

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com