Beniada Nishani thumbon motrat Istrefi për ‘look-un’? Modelja flet e revoltuar: Është 'Halloween' jo 'Playboy'

Beniada Nishani thumbon motrat Istrefi për ‘look-un’? Modelja flet e revoltuar: Është 'Halloween' jo 'Playboy'

Beniada Nishani

Modelja Beniada Nishani ka kritikuar veshjet e festës së “Halloween-it” ku shumë figura të njohura të showbizit shqiptar u maskuan dhe krijuan kostume nga më të ndryshmet.

Në një postim në Instastory, Beniada Nishanit shprehet se festa e “Halloween” është ngatërruar me festën e “Playboy”, veshje të cilën e karakterizon lepuri. Sipas modeles, këtë festë po e konsiderojnë si mundësi për t’u shfaqur lakuriq.

“Po mundohem ta kuptoj arsyen dhe objektivin pse në natën e Halloween duhet të dukesh seksi. Kjo festë po transformohet në një festë tjetër. Halloweeni ka të bëjë me Satanin, diçka të frikshme”, shprehet mes të tjerash modelja Beniada Nishani.

“Po të dilni lakuriq, dilni lakuriq tamam. Ç’është kjo gjysmë lakuriq?”, shton Beniada në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Vlen të përmenden këtu se motrat Istrefi, Era, Nora dhe Nita me rastin e festës së Halloween u shfaqën si modelet e revistës së famshme amerikane “Playboy.” Beniada Nishani nuk përmendi emra, megjithatë fjalët e saj duket se i referohen personazheve të njohur që janë maskuar me atë veshje, në këtë rast motrat Istrefi.

1/2
M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Goditi penalltinë më të shëmtuar në La Liga, Budimir përfundon në spital pas ndeshjes

VIDEO/ Goditi penalltinë më të shëmtuar në La Liga, Budimir përfundon në spital pas ndeshjes