Martohet ish-banorja e ‘BBVA’? Fotoja po bën xhiron e rrjetit

Martohet ish-banorja e ‘BBVA’? Fotoja po bën xhiron e rrjetit

Beniada Nishani

Beniada Nishani është një nga vajzat e njohura në shoëbizin shqiptar. Ajo tashmë është e angazhuar në televizion, e po ashtu edhe në rrjetet sociale ku vijon punën si bloggere.

Ditën e sotme ajo ka ndarë me publikun një foto ku shihet e veshur me fustanin e bardhë dhe duket e mrekullueshme. Megjithatë veshja duket se është pjesë e punës së saj për reklamimin e fustaneve të nusërisë.

Kujtojmë se Beniada ka rrëfyer se është e dashuruar, e mbase nuk do jetë e largët dita kur ta shohim me fustan të bardhë në altar.

Përflitet se ajo është në lidhje me Blerti Hajdarin, vëllain e Arbër Hajdarit. Edhe pse çifti nuk e ka konfirmuar, fotot e tyre i kanë tradhtuar, pasi janë kapur në vende të njëjta.

Ndaj jemi në pritje të dasmës së vërtetë të Benit!!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor