Bënin bastisje shtëpish në seri në Napoli, karabinieri në pension kap 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Njëri dëmton këmbët në arratisje, u gjenden dhe mjete për fshirje gjurmësh

Bënin bastisje shtëpish në seri në Napoli, karabinieri në pension kap 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Njëri dëmton këmbët në arratisje, u gjenden dhe mjete për fshirje gjurmësh

Sendet e sekuestruara dy shqiptarëve

Itali- Dy “skifterë” shqiptarë të dyshuar për bastisje të banesave dhe bizneseve në seri u arrestuan dy ditë më parë (26 Shtator) në Itali nga karabinierët në Frosinone (Napoli).

Të dyshuarit janë të dy 23-vjeçarë, teksa u sekuestruan sende materiale me të cilat realizonin sulmet dhe gjithashtu sende të vjedhura. Aksioni u krye teksa të rinjtë po tentonin të kryenin një grabitje në një shtëpi në “Via Cerreto në Strangolagalli”.

Ishte pronari që fillimisht i trembi dhe më tej fqinji i tij, një ish-karabinier 60-vjeçar, që njoftoi kolegët e tij të Kompanisë Sora. Pasi ka shpëtuar nga dritaret e kateve të sipërme, njëri është rrëzuar, por më pas ka arritur të largohet. Kërkimet për të dyshuarit u zgjeruan në të gjithë zonën.

Gjatë kontrolleve, u kap një “Audi Q2” e bardhë, e regjistruar tek një napolitan, kurse të dyshuarit tentuan të arratiseshin drejt Frosinone.

Të arrestuarit u dërguan më pas në kazermën e Strangolagalli. Njëri prej tyre po trajtohet edhe për dëmtimet që mori në të dyja këmbët, si pasojë e hedhjes nga lartësia e banesës teksa tentonte arratisjen.

Brenda në mjetin “Audi”, në një çantë shpine, u gjet një komplet i plotë mjetesh për vjedhje: doreza, kaçavida, levë, dhe mjete hapëse të tjera, kapele dhe materiale të tjera, për të shmangur lënien e gjurmëve të gishtërinjve dhe njohjen.

Janë sekuestruar gjithashtu makina, pajisje dhe telefona. Pas identifikimit me foto, dy shtetasit shqiptarë, një me banim në Parete dhe tjetri në Acerra, u transferuan në burgun e Frosinone.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Durrës, një varrezë e periudhës mesjetare është zbuluar në Forumin Bizantin

Durrës, një varrezë e periudhës mesjetare është zbuluar në Forumin Bizantin