TIRANË - Kreshnik Kurti, 34 vjeç, u arrestua nga policia e Tiranës pasi në bashkëpunim me motrën e tij Kejda Kurti dhe 2 italianë, Pietro Cosentino dhe Nicoletta Trebbi, të tre këto të shpallur në kërkim, arrinin që përmes një skeme të mirëmenduar të blerjes fiktive të floririt të pastronin para të krimit nga Italia, drejt vendit tonë.
Për të katërt, Prokuroria e Tiranës kërkon masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Përmes shoqërisë aksionare “Tirana-Bullion”, e cila rezulton e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit si objekt që tregton dhe eksporton flori, kryhej blerja fiktive e floririt të përdorur, shoqëruar edhe me fatura tatimore të parregullta, e hapur ekskluzivisht për të kryer manovrën e pastrimit të parave.
Sipas prokurorisë, e cila ka kryer hetimin, përmes këtyre faturave fiktive tatimore, qëllimi ishte të justifikoheshin transfertat e vlerave të mëdha monetare nga bankat italiane në ato shqiptare, që kapin shifra në miliona euro dhe që dyshohet se kanë origjinë nga krimi ose mbulim i veprimtarive ekonomike te jashtëligjshme.
Këto transferta parash arrinin të kalonin pa probleme pas justifikimit që vinin përmes faturave tatimore fiktive, por me të mbërritur në vendin tonë, paratë tërhiqeshin cash dhe zhdukeshin. Megjithatë, e gjithë skema është kryer në Itali, atje fiktivisht blihej dhe shitej ari, kur në fakt nuk bëhej një gjë e tillë, dhe më pas të ardhurat transferoheshin në Shqipëri, duke shmangur detyrimet tatimore në vendin tonë.
Pas tërheqjes askush nuk di të thotë çfarë bëhej me këto para, por përmes provave që akuza ka në duar, pretendon se 4 personat e përfshirë kanë pasur secili rol të veçantë për plotësimin e skemës së pastrimit të parave. Çështja u hetua nga Bledar Valikaj
A.M./K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që ndërkombëtarët të ushtrojnë më shumë presion ndaj Serbisë?
-
Po
93.2%
-
Jo
3.2%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 440
Lajme të tjera
-
Mbolli kanabis në ballkon, Prokuroria e Tiranës ankimon vendimin e Gjykatës për Encën, kërkon të kthehet në burg
19 Shtator, 12:35
-
Vodhi bizhuteri në një banesë në Tiranë e i shiti në një argjendari, arrestohet 31-vjeçari! Në banesë i gjendet kokainë
17 Shtator, 09:53
-
Përgjigje ruse kundër hackerave/ Prokuroria kërkoi informacione nga Moska për iranianët
7 Shtator, 20:22
-
AMP kallëzon në Prokurorinë e Tiranës Forcën e Posaçme Operacionale, gjetën një linjë interneti të paautorizuar, përdorej për të transferuar të dhëna! Dyshimet për Bistrin
15 Gusht, 11:34
-
Prokuroria e Tiranës sekuestron 10 mln euro pasuri të biznesmenit të vrarë në Laç Ndue Gjergji! 18 apartamente, vilë, kazino dhe disa makina të përfituara nga trafiku i drogës
28 Korrik, 12:06
-
Prokuroria kërkon sekuestrimin e 31 pasurive të Ndue Gjergjit! Pronat e biznesmenit të vrarë në Laç me vlerë 20 mln €
27 Korrik, 15:53
-
Ekzekutoi ish dhëndrin në 2021, Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin! 35 vite për të bijën
22 Qershor, 15:33
-
Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e familjarëve të 4 të vrarëve më 21 janar, dosja mbetet në kompetencë të Prokurorisë së Tiranës
22 Qershor, 09:45
-
Audioja për 21 Janarin/ Rajmonda Nika betejë me SPAK për hetimin e Berishës për vrasjen e bashkëshortit! Çështja në Apel: Ndrea Prendi u rrah në kryeministri
20 Maj, 19:05
-
Infektimi i foshnjës me HIV/AIDS, Report Tv zbardh vendimin e Apelit: Prokuroria të nisë hetimet, s’analizoi në mënyrë të plotë kallëzimin
4 Maj, 15:32
-
Vdekja e Joy Ayoko, dërgohet në Kenia letërporosia! S'përjashtohet asnjë pistë hetimi: Vrasje, aksident apo shtyrje drejt vetëvrasjes! Të pyeturit heshtën
3 Maj, 10:32
-
Nuk deklaruan mbi 5.7 mln euro, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim 15 'call center', 9 italianë dhe 4 shqiptarë
2 Maj, 11:48