8 vjedhje të kryera në dyqane dhe banesa në qytetin e Vlorës janë zbardhur nga blutë e qytetit, dhe për këtë është arrestuar autori i dyshuar, një i mitur 16-vjeçar me iniciale K. B., dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij 18-vjeçar, Sulejmën Velaj.
16-vjçari kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, e cila i ishte dhënë për të njëjtën vepër penale “Vjedhja”.
Eelekrto-shtëpiake, biçikletat dhe para janë sendet e vjedhura nga 2 të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin në disa banesa, dyqane dhe kiosoka të qytetit. Nga veprimet hetimore dyshohet se ata janë autorë, konkretisht:
- 1.Më datë 08.12.2022, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit L. A., 2 biçikleta, me vlerë 2.400 euro;
- 2.Më datë 20.01.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit M. Sh., pajisje elektroshtëpiake;
- 3. Më datë 20.01.2023, në lagjen “Bashkimi”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit R. H., pajisje elektroshtëpiake;
- 4. Më datë 06.01.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetases F. F., pajisje elektroshtëpiake dhe një shumë parash;
- 5. Më datë 13.01.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. T., disa produkte ushqimore;
- 6. Po më datë 13.01.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit A. R., disa bizhuteri dhe një shumë parash;
- 7. Më datë 26.01.2023, në lagjen “Lef Sallata”, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin një dyqan;
- 8. Po më datë 26.01.2023, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se kanë vjedhur në tabakinon në posedim të shtetasit D. L, një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.