Një mjek dhe një teknik imazherie të cilët punonin në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, janë arrestuar nga policia e Tiranës.
Mësohet se Nazmi Metaliu, mjek dhe Astrit Mansaku, teknik imazherie, u merrnin para pacientëve për të shmangur procedurën standarte spitalore për bërjen e skanerit.
Ndaj tyre rëndon akuza e korrupsionit. Ndërsa hetimet proaktive drejtuar nga prokurori, Bledar Valikaj kishin nisur prej javësh dhe janë dokumentuar disa raste të korrupsionit.
Nga hetimet rezulton se Nazmi Metali 63 vjeç dhe Astrit Mansaku, 51 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës u mundësonin qytetarëve të ndryshëm, bërjen e skanerit kundrejt shumave monetare në kundërshtim me rregulloren e spitalit për kryerjen e kësaj procedure.
Sipas procedurës, skanerat bëhen vetëm në raste urgjence dhe me rekomandim të mjekut duke pasur një planifikim të mëparshëm. Në rastin konkret, mjeku dhe tekniku i imazherisë në këmbim të shumave materiale kanë futur në skaner persona të cilët nuk kanë pasur urgjencë dhe as rekomandim nga një mjek i caktuar.
Report TV mëson se hetimet vijojnë për rastin e zbuluar për të parë nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë korruptive.
Një prej të arrestuarëve, Nazmi Metaliu
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7452
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rikthehet 'Parada Shqiptare' më 28 Nëntor në Tiranë! 300 grupe artistike nga Diaspora do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar
23 Nëntor, 15:48
-
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri që lehtëson trafikun dhe modernizon transportin
23 Nëntor, 11:51
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Policia i ‘kap mat’ në tavolinën e pokerit, 29 të arrestuar në Tiranë! 1 në kërkim, sekuestrohen para (EMRAT)
23 Nëntor, 09:43
-
Vrau në Krujë vëllezërit Bardhi pasi i plagosën vëllanë, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Roland Pulën
22 Nëntor, 21:19
-
Tiranë/ Policia po zhvillon operacion kundër lojërave të fatit, kapen disa persona
22 Nëntor, 21:19
-
Vrasja e Martinit/ Gjendet pranë Gjykatës së Apelit thika, me të cilën u kry krimi! Bashkë me të edhe çanta e shkollës e 14 vjeçarit të arrestuar si autor
22 Nëntor, 21:09
-
Vrasja e Martinit, zbardhet audioja tronditëse në mbledhjen e prindër te 'Fan Noli': Autori nxori thikën në klasë, mbani përgjegjësi
22 Nëntor, 20:30
-
Gruas i duhet të pastrojë vetë pusetën për të shpëtuar nga përmbytja! Shikoni videon tek 'Myslym Shyri' në Tiranë (VIDEO)
22 Nëntor, 18:23
-
Tiranë/ Plagosja e 20-vjeçarit në 'Qytetin Studenti', arrestohet 19-vjeçari nga Kamza! Nën hetim edhe personi që i shiti thikën
22 Nëntor, 15:46
-
Vrasja e Klaudio Prendit/ Ishte në kafe me 3 policë, njëri ndoqi mjetin e autorëve pas ekzekutimit! Vrasësit me 'Audi A4' vëzhguan zonën para krimit
22 Nëntor, 10:47
Ky vend është një tmerr dhe një skandal pa fund, përfundimisht është një shtet monstruoz. Njofton policia dhe prokuroria suksesin e madh të operacionit skaneri me hetim disamujor!! Prangat dy njerëzve të nderuar që punojnë ditë e natë nën rrezatime me rrezik për jetën e tyre. Përse? Se kanë pranuar një falënderim nga ata njerëz që i kanë ndihmuar për tu zgjidhur hallin sepse as nuk mund ta bënin skanerin pas tre apo katër muaj aq sa ju thotë burokracia e shtetit dhe as nuk mund ta bënin në privat. Në një kohë që nga kjo polici dhe prokurori nuk ka asnjë të arrestuar për nja 6-7 miliardë lekë të vjedhura me tenderat e kovidit ku çdo gjë që nga respiratorët e deri te maskat dhe dorezat u blenë 3-4 herë më shtrenjt se çmimet e tregut.
PërgjigjuKëta që shkojnë e ankohen në polici e prokurori për mjekun janë po ata që i kanë kërkuar si nder mjekut ta bëjnë ekzaminimin e tyre jashtë rradhës, sepse nuk donin as të sorrollateshin 2-3 muaj me letra e lista pritje dhe as të shkonin në privat ku ju kushton 250-300 mijë lek, në një kohë që nuk u priste puna sepse po vuanin me kancer e tumore, Dhe për një shpërblim qesharak që i kanë dhënë mjekut në dëshirë të tyre për ndihmën që ju ka dhënë, pa pikë turpi shkojnë dhe e denoncojnë në polici. Këta individë nuk janë thjesht mosmirënjohës, këta janë vetëm PLEHRA dhe FUNDËRRINA.
PërgjigjuKeshtu qe duhet tia dime per nder ketij "mjekut" me kartelle??ky ne sherbim ne ne shrepi!!! E ka detyru kush ate te behet mjek?e kupton diferencen midis nje mjeku e nje çobani perpara se ti japesh tituj mosmirnjohje dikujt??!!! Po mire,ty zotrote te duket normale qe te perdoren privatisht mjetet e ambientet publike ku te gjithe i kane paguar per te pasur nje sherbim falas,te vazhdojne te paguajn perseri???!!! Mua nuk me duket normale,madje me neverit edhe ky lloj pazarlleku i justifikuar nga njeres si zotrote!! Madje shtoj,qe fare mire mund te jene ata qe citon zotrote qe mund te kene denoncu,por fare mire mund te jesh edhe ti nga ai lloj bataku,qe me keto lloj marifetesh mundoheni te pasuroheni pa asnje fije ndjeshmerie njerezore!! e qe per vec se ne Shqiperi ku keni krijuar jete lloj kanceri askund tjeter nuk mundeni te shkoni,pse te mos jete edhe keshtu zoti Agim?
Te hetohet pasuria kolosale e mjekes neurologe ne shkoder Dhurata Uruci . Jep kempe me 50 mij leksha ne menyr arbitrare . Ti hetohen pasurite shpia makina etj etj...
PërgjigjuNuk eshte aspak per tu cuditur, po pse vetem per Skaner, po per te bere Coronaren pa radhe sa leke duan ? Ik beheni shojete thone tek Spitali amerikan se ske kohe dhe per cdo Coronarografi marrin 300 euro mjeku qe qe u con klientin privatit ????????????, mjer o vend mjer ..
PërgjigjuNje dite te rrinte ne shtepi ky, e kishte me humbje
PërgjigjuLereni te mbaroje pune Amerike pastaj beni Ju analizat e punes tyre
PërgjigjuJu lutem shteti shkoni edhe ne shkoder se aty a ba nami krejt
PërgjigjuKomenti i LUANIT eshte shum i drejte, njerzit qe kane hall detyrohen te paguajne sepse per te bere nje skamer mjeket specialiste te planifikojne 3 deri ne 4 muaj kohe qe pacienti mund te kete vdekur prandaj kjo eshte mjekesi e ndyre dhe e qelbur....
PërgjigjuPse o bos mjeku te planifikon? te duket sekretar valle? Kur del radha ne sistem te caktohet data. Nuk planifikon mjeku o dhia dhia.
Shume dakort, brenda. Po pse nuk merreni pse ka radhe, e duhet pritur 2 muaj po merreni me keta
PërgjigjuKeta te ven brenda legenat dhe ga bejn burgun koker me koker,por te dish dhe dicka nqs ne shqiperi pret dy muaj shko ne itali te presesh dhe 6 me prenotim per raste qe nuk jane urgjenca keshtu eshte kudo ,shqipot jane mesuar te ven te dera e spitalit dhe te tundin kemben e dua tani dhe ska!!
Megjithate fasadat e spitalit jane me bojra te ndezura sepse keto punet e lekeve i ka ne ngarkim sistemi. Shqiptaret kane paguar qimet e kokes ne spitalet publike dhe kjo dihet.
Përgjigju