Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi bënte kërdinë me vjedhje. Ai u kap pas njoftimit për një vjedhje në ambientet e spitalit "Xhaferr Kongoli".

Policia në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", e vunë në pranga të riun e identifikuar si Migen Veshaj, autor i disa vjedhjeve të në të ndodhura në qytetin e Elbasanit, gjatë këtij viti, konkretisht:

-Më datë 23.03.2022, në rrugën "Rinia", i ka vjedhur çantën e dorës, një shtetaseje;

-Më datë 21.05.2022, ka vjedhur 2000 euro, në banesën e një shtetasi;

-Më  datë 08.08.2022, në lagjen "Luigj Gurakuqi", gjatë natës, ka vjedhur me thyerje, në banesën e një shtetaseje, ku ka marrë sende me vlerë 100 000 lekë të rinj;

-Më datë 14.09.2022, në lagjen “Vullnetari”, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë në brendësi të tij, 10 000 lekë të rinj.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.