'Benzema do mungonte edhe po të ishte City përballë', Ancelotti: Girona skuadër e vështirë

'Benzema do mungonte edhe po të ishte City përballë', Ancelotti: Girona skuadër e vështirë

Carlo Ancelotti

Real Madridi luan sot në 19:30 kundër Gironas në transfertë, me sfidën që vlen për javën e 31 në La Liga. "Galaktikët" kërkojnë tri pikë në një ndeshje të vështirë, për të mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion, edhe pse Barcelona në krye është shkëputur me 11 pikë.

Në prag të këtij dueli, për mediet foli trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti. Italiani tha se Girona është një kundërshtar i vështirë. “Ata luajnë mirë, janë të organizuar në fazën e mbajtjes së topit. Do të jetë një ndeshje e vështirë”, tha Ancelotti.

Më pas trajneri foli edhe për mungesat e Camavinga-s dhe Benzama-së. “Benzema dhe Camavinga nuk do të jenë atje, por ata do të kthehen me Almerian. Nëse do të luanim nesër kundër Manchester City-t, ata nuk do të ishin të gatshëm. Rodrygo nuk është stërvitur, por ai do të jetë i disponueshëm", deklaroi trajneri i Real Madrid.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Barca: 26/04/2023 13:13

    Si te duket bari?! tani qe humbi 4:2?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali