Reali i Madridit e nis me këmbën e mbarë edicionin e ri në La Liga, teksa fitoi me Cordoban me rezultatin 2-0. Golat për Realin janë shënuar nga një për secilën pjesë nga Benzema dhe Ronaldo.
Pjesa e parë nisi e mirë për ekipin e drejtuar nga Anceloti që shënoi me Benzema në minutën e 30 me sulmuesin francez pas një krosimi të saktë në zonë nga këndi nga gjermani Kros.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, pavarësisht tentativave të shumta. Në të dytën Reali provoi pa fund me Ronaldo, Bale,
James e Kros, por goli erdhi vetëm në minutën e fundit të kohës së rregullt me Ronaldo, i cili rrëmbey një top në hyrje të zonës pa u menduar dy herë goditi fuqishëm duke lëshuar një predhë drejt portës, e cila mposhti portierin kundërshtar. Kështu Reali i përgjigjet Barcelonës duke marrë pikët e plota. Ndërsa Atletico Madrid u ndal në barazim 0-0 me Rayo Vallecano.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com